Vijojnë ngordhjet masive të dhive në fermën e Faik Nelkut, në fshatin Dobresh, në njësinë Administrative Bërzhitë të Tiranës. Deri ditën e sotme këtij fermeri i kanë ngordhur 80 krerë dhi, në një mënyrë të mistershme.

“Rreth 80 kanë ngordhur , kisha gjithsej 140 (dhi) të regjistruara me NIPT, dhe 10 të tjera që i kam blerë. Që me datë 30 janar kanë ngordhur 2 sot 10 nesër. Ngordhje masive pa ndalesë. Nuk kanë qenë të sëmura fare. Ngordhën tre pastaj erdhi veterineri më tha se çdo bëja dhe i çuam analizat tek IKV-ja”, thotë Nelku.

Po Nelku ngre një dyshim tjetër, se bagëtitë mund të kenë ngordhur nga vaksina që nuk ka dhënë efekt, pasi nuk ka qenë e duhura. Sipas tij pas analizave të kryera veterinerë të ndryshëm i kanë thënë se vaksina që ka përdorur ka qenë e gabuara.

“Një tjetër veteriner më ka thënë që pse e bërë ketë vaksinë, duhet të kishe bërë këtë (një tjetër vaksinë). Veterineri i zonës më ka dhënë vaksinën që kam bërë, ndërsa veterinerët privatë më kanë thënë që duhet bërë një vaksinë tjetër. Kam marrë veteriner në Tiranë, Elbasan, Librazhd dhe të gjithë më kanë thënë se duhej një vaksinë tjetër. Bëra tre vaksina dhe tani nuk pranojnë të bëj të tjera, pasi mund të ngordhin përsëri”, shprehet ai.

Fermeri i ka vaksinuar privatisht bagëtitë për sëmundjen e enterotoksemisë, pasi sipas ligjit kjo është detyrë e vetë fermerit. Kjo është edhe sëmundja që është konsideruar si shkaku i ngordhjes, nga ana e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe veterinarisë Tiranë. Referuar deklaratës së Ministrisë së Bujqësisë groposja është bërë konform rregullave, ndërkohë fermeri tregon versionin tjetër.

“Groposjen e bëra vetë. Me makineri, me fadroma, i kam paguar dhe kanë bërë groposjen. Pa përfaqësues të ministrisë së bujqësisë. Vetëm i ngarkonim dhe i groposnim. E mora doktorin sot për t’i bërë parapritë’ më tha mos e bëj, pa bërë 40, le të vazhdojë ngordhja. Nga ministria ende nuk kam një përgjigje, kërkesën e kam çuar të premten. Kecave ua kam bërë pardje, por në atë rrugë janë, po ngordhin”, pohon fermeri.

Ndërkohë referuar Urdhrit Nr. 62, datë 9.2.2018 për miratimin e rregullave për marrjen e masave për eliminimin e kafshëve, eliminimi duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar të shërbimit veterinar rajonal, gjë që sipas Nelkut nuk ka ndodhur, pavarësisht se Ministria deklaroi në një reagim zyrtar se kishte marrë masat për groposjen e kafshëve konform rregullave.Report tv

Massive goat deaths follow at Faik Nelku’s farm, in the village of Dobresh, in Tirana’s Bërzhite Administrative Unit. To date, this farmer has been killed by 80 head of goats, in a mysterious way.

“About 80 have died, a total of 140 (goats) registered with NIPT, and 10 others that I have purchased. Since January 30, 2 have died today, 10 tomorrow. Non-stop mass executions. They were not sick at all. The three died then the vet came and told me that I was doing everything and we took the tests to the IKV, ”says Nelku.

But Nelku raises another suspicion that the cattle may have died from the vaccine that did not work, as it was not appropriate. According to him, after the tests, various veterinarians told him that the vaccine he used was wrong.

“Another vet told me that because of this vaccine, you should have done it (another vaccine). The local veterinarian gave me the vaccine that I did, while the private vet told me that another vaccine should be given. I got a vet in Tirana, Elbasan, Librazhd and they all told me they needed another vaccine. I made three vaccines and now refuse to do more, as they could die again, “he said.

The farmer has privately vaccinated livestock for enterotoxemia, as it is the duty of the farmer himself. This is also the disease that has been considered the cause of death by the Tirana Institute of Food Safety and Veterinary. According to the statement of the Ministry of Agriculture, the digging is done in accordance with the rules, while the farmer shows the other version.

“I did my own burial. I paid for it with machinery, with fenders, and they buried it. Without representatives of the Ministry of Agriculture. We just loaded them and buried them. I took the doctor today to make it in advance ‘he told me not to do it, without doing 40, let the death continue. I still have no answer from the ministry, I made the request on Friday. I made the kids the day before, but on that road they are dying, ”says the farmer.

Meanwhile referred to Order no. 62, dated 9.2.2018 on the adoption of rules for the taking of measures for the elimination of animals, the elimination must be carried out under the supervision of the official veterinarian of the regional veterinary service, which according to Nelku did not happen, despite the Ministry declaring in an official response that had taken measures to bury the animals in accordance with the rules.