Stuhia e dëborës, e shoqëruar me temperatura të ulëta ka provokuar një situatë të pazakontë në qytetin e Elbasanit. Për herë të parë pas shumë vitesh bie borë me intensitet të lartë, për më tepër e shoqëruar me ngrica çfarë e bën mjaft problematik qarkullimin e automjeteve.

Gjatë mesditës dhe mbrëmjes së sotme, mësohet se dhjetëra automjete janë karamboluar pasi nga rrëshqitur nga dëbora.

Drejtuesit e automjeteve në Elbasan zakonisht nuk mbajnë zinxhirë pasi në qytet bie rrallë dëborë. Ndaj dhe gjendja e krijuar i ka kapur të pa përgatitur.

Ndërkohë bashkia e Elbasanit ka nisur kriposjen e rrugëve të qytetit në mënyrë që të mbajë të hapura rrugët dhe të mundësohet qarkullimi i automjeteve.

Por situata pritet të rëndohet gjatë natës. Sipas meteorologëve, reshjet do të vazhdojnë edhe në orët në vazhdim dhe se nesër në mëngjes qyteti pritet të ketë një trashësi dëbore që e kalon 10 cm. Veç dëborës do të vazhdojë ulja e temperaturave çfarë presupozon një dimër që shumë rrallë ndodh në këtë qytet.

Rekomandohet që drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet. Ose të pajisen me zinxhirë. Dëshira për të gëzuar dëborën mund të jetë me pasoja. Ndaj kujdes!!

The snowstorm, accompanied by low temperatures has provoked an unusual situation in the city of Elbasan. For the first time in many years, it is snowing with high intensity, moreover accompanied by frost, which makes the circulation of vehicles quite problematic.

During noon and tonight, it is learned that dozens of vehicles were crashed after slipping out of the snow.

Drivers in Elbasan usually do not wear chains as it rarely snows in the city. Therefore, the created situation has caught them unprepared.

Meanwhile, the municipality of Elbasan has started salting the city streets in order to keep the roads open and enable the circulation of vehicles.

But the situation is expected to worsen overnight. According to meteorologists, the rains will continue in the following hours and tomorrow morning the city is expected to have a snow thickness exceeding 10 cm. In addition to the snow, the temperatures will continue to decrease, which presupposes a winter that very rarely happens in this city.

It is recommended that drivers avoid movements. Or be equipped with chains. The desire to enjoy the snow can have consequences. So be careful !!