Nga Dr. Fatos Salliu

Para pak kohësh në trevën e Dumresë, pikërisht në fshatin Rrasë, u zbulua një termë romake. Ishtë një nga surprizat e këndshme arkeologjike të kohëve të fundit. Sipas arkeologëve, terma është e shek. të II të erës sonë. Por ka mendime të ndryshme lidhur me faktin se kujt i përket kjo termë. Ishte një stacion pranë degëzimit të rrugës Egnatia që vinte nga Apollonia, apo përreth saj fshihet një qytet i pa zbuluar ilir.

Në fakt treva e Dumresë fsheh në vetvete një histori të lashtë që ende qëndron e fshehur në nëntokën e saj. Mjafton të kujtojmë Gradishtën e Belshit që është një nga qytetërimet më të lashta në Iliri. Apo liqenin e Seferanit si tempulli i Perëndeshës së Bukurisë Afërdita. Por treva në zemër të Ilirisë me siguri ka pasur zhvillim dhe qytetërim.

Të gjithë studimet të çojnë në ekzistencën e një fisi ilir të njohur si Eugenium në këtë zonë. Eugenium ishte një fshat dhe fortesë e fisit ilir të Parthinëve, vendndodhja e të cilit është ende e panjohur.

Terma në fshatin Rrasë, Belsh

Studimet antike vërtetojnë se Parthinët ishin një fis ilir, banorë të trevës midis lumit Mat dhe lumit të Semanit. Në perëndim kufizoheshin me tokat e Dyrrahut, në lindje me Dasaretët tek malet e Polis Kamje. Përmenden që në vitin 229 para erës sonë në këtë trevë, duke zëvendësuar emrin e Taulantëve, si një bashkësi, në kuadrin e shtetit ilir. Në vitin 229-205 p.e.r. kalojnë në varësinë e Romës, të shtetit ilir të Skerdilajdit dhe Maqedonisë.

Në vitin 202 para erës sonë parthinët ngritën krye kundër sundimit maqedon dhe u rikthyen në shtetin ilir deri në vitin 172 para erës sonë kur i pushtoi përfundimisht Roma.

Në vitin 48 para erës sonë deri në vitin 39 para erës sonë, ata ngritën krye kundër sundimit romak, por u shtypën egërsisht. Një parthini njohur si Asin Epikardi, organizoi një komplot për rrëzimin e Oktavioan Augustit në Romë. Si Hyun kryesor kishin Zeusin Parthin (Jupiter Parthinus).

Luftëtar parthin

Qytetet më të përmendura të fisit ishin Partha dhe Brysaka (Ndoshta emri i Broshkës së sotme vjen që andej). Historiografia përmend edhe emra të tjerë të qyteteve parthe si Zgërdheshin, Kalaja e Dorëzit, Kalaja e Persqopit, Gradishta e Belshit, Kalaja e Beratit dhe e Babunjës etj.

Por vetë kryeqyteti i Parthës nuk është zbuluar ende dhe mendohet se “fshihet” në trevën e Dumresë si epiqendra e fisit ilir të Parthinëve.

Veshje luftëtari gjetur në Gradishtë të Belshit

Gjithsesi zbulimi i termës në fshatin Rrasë tregon se në Dumre kalonin rrugë antike dhe medoemos aty ka pasur edhe qytetërime për shkak të ekzistencës së ujit të liqeneve që është baza e jetës. Nënvizojmë faktin se terma si ajo e Rrasës së Dumresë së Belshit janë zbuluar në qytetet më të zhvilluara që njëh historia jonë si Dyrrahu apo Butrinti.

Gjithashtu gjatë viteve të fundit zbulime antike ka pasur edhe në fshatrat përreth Dumresë si në Ballagat (Zgjanë). Një vendbanim i hershëm ilir mendohet se ndodhet në një kodër në fshatin Vashaj e njohur si “Sopi i Vendit të Mirë” apo “Varret e Kaurrit”.

 

By dr. Fatos Salliu

A Roman term was recently discovered in the area of ​​Dumre, in the village of Rrasa. It was one of the pleasant archaeological surprises of recent times. According to archaeologists, the term belongs to the second century AD. But there are differing opinions as to who this term belongs to. It was a station near the fork of the Egnatia road coming from Apollonia, or around it hides an undiscovered Illyrian city.

In fact the territory of Dumrea hides in itself an ancient history that still remains hidden in its subsoil. Suffice it to recall Gradishta e Belshit which is one of the most ancient civilizations in Illyria. Or Lake Seferan as the temple of the Beauty Goddess Aphrodite. But the territory in the heart of Illyria certainly had development and civilization.

All studies lead to the existence of an Illyrian tribe known as the Eugenium in this area. Eugenium was a village and fortress of the Illyrian tribe of Parthians, whose location is still unknown.
Ancient studies prove that the Parthians were an Illyrian tribe, inhabitants of the area between the river Mat and the river Seman). To the west they bordered the lands of Dyrrah, to the east with the Dasarets to the mountains of Polis Kamje. They are mentioned as early as 229 BC in this region, replacing the name of the Taulants, as a community, within the Illyrian state. In the year 229-205 p.e.r. pass under the subordination of Rome, the Illyrian state of Skerdilajd and Macedonia.

In 202 BC the Parthians rebelled against Macedonian rule and returned to the Illyrian state, until 172 BC when they were finally conquered by Rome.

In 48 BC to 39 BC they rebelled against Roman rule but were brutally oppressed. A Parthian known as Asin Epicardi, organized a plot to overthrow Octavian Augustus in Rome. As the main Hyun they had Zeus Parthin (Jupiter Parthinus).

The most mentioned cities of the tribe were Partha and Brysaka (Probably the name of today’s Broshka comes from there). Historiography also mentions other names of the Parthian cities such as Zgërdhen, Dorëz Castle, Persqop Castle, Gradishta e Belshit, Berat Castle and Babunja Castle, etc.

But the capital of Partha itself has not yet been discovered and is thought to be “hidden” in the Dumre region as the epicenter of the Illyrian tribe of Parthians.
However, the discovery of the term in the village of Rrasa shows that in Dumre passed ancient roads and there must have been civilizations due to the existence of lake water which is the basis of life. We underline the fact that terms like that of Rumës e Dumre e Belshit have been discovered in the most developed cities known to our history as Dyrrahu or Butrinti.

Also in recent years there have been ancient discoveries in the villages around Dumre as in Ballagat (Zgjanë). An early Illyrian settlement is thought to be located on a hill in the village of Vashaj known as “Sopi i Vendit i Mirë” or “Kaurri Tombs”.