Fillimi i Gushtit sjell reshje shiu në vend, sinoptikani zbulon si do të jetë moti në zona bregdetare

Sinoptikani Hakil Osmani ka folur për situatën metereologjike në vend duke thënë se fillimi i Gushtit do të sjellë rebeshe afatshkurtra, por nuk do të ndikojnë në zonën bregdetare. Në një intervistë për Fax Neës, u shpreh se do të jenë më së shumti në zonat malore.

“Pritet që dita e nesërme që është edhe fillimi i muajit Gusht të sjellë një freskim të lehtë të kushteve të motit dhe temperaturave duke bërë që kushtet e motit të jenë disi të paqëndrueshme. Këto do të jenë në zonat malore pasi pritet të kemi prezencë të vranësirave dhe të rebesheve afatshkurtra.

Lajme të mira do të kemi për zonat bregdetare pasi pritet që dhe pse kemi një ulje të lehtë të vlerave termike, zonat bregdetare do të mbeten kryesisht në dominimin e motit të kthjellët gjatë kësaj fundjave. Ditën e dielë, pothuajse i gjithë vendi do të jetë në kushte të qëndrueshme dhe pse gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të ketë prezencë sërish të vranësirave. Këto mund të gjenerojnë edhe reshje shiu në territorin shqiptar”, tha Osmani.

Sinoptikani shtoi se këto reshje vijnë si pasojë e ndikimit të masave ajrore të freskëta.

“Reshjet e shiu vijnë si pasojë e ndikimit të masave ajrore të freskëta, të cilat zbresin nga kontinenti europian duke bërë që të sjellin dhe rebeshe afatshkurtra. Një tjetër është se temperaturat e nxehta sjellin avullim të ujit, të cilat sjellin rebeshe, por që me kohë të shkurtër mund të sjellin sasi të konsiderueshme të reshjeve të shiut”, u shpreh Osmani.

Weather forecaster Hakil Osmani spoke about the meteorological situation in the country, saying that the beginning of August will bring short-term showers, but will not affect the coastal area. In an interview with Fax News, it was stated that they will be mostly in mountainous areas.

“It is expected that tomorrow, which is also the beginning of August, will bring a slight update of weather conditions and temperatures, making the weather conditions somewhat unstable. These will be in mountainous areas as we are expected to have the presence of short-term eclipses and thunderstorms.

We will have good news for the coastal areas as it is expected that and although we have a slight decrease in thermal values, the coastal areas will remain mainly in the dominance of clear weather this weekend. On Sunday, almost the whole country will be in stable conditions and why during the noon and afternoon hours there will be the presence of clouds again. “These can also generate rain in the Albanian territory”, said Osmani.

The weather forecaster added that these rains come as a result of the impact of fresh air masses.

“Rainfall comes as a result of the impact of fresh air masses, which descend from the European continent, causing short-term showers. “Another is that hot temperatures bring water evaporation, which brings clouds, but which in a short time can bring significant amounts of rain,” said Osmani.