Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ishte në fshatin Kryevidh bashkia Rrogozhinë nga ku akuzoi kryeministrin Edi Rama për procesin e rindërtimit.

Ai tha se Edi Rama gënjeu shqiptarët për rindërtimin në kohë të shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Sipas tij, në Rrogozhinë ashtu si kudo tjetër dështimi i qeverisë prek qindra nxënës dhe mësues që nuk kanë shkollë ku të nisin mësimin me 14 shtator.

“Jemi në fshatin Kryevidh me banorët, në vendin e shkollës 9-vjeçare që siç e shihni ka vetëm rrënoja. Rama premtoi se shkollat e dëmtuara nga tërmeti do të jenë gati në shtator, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Nuk ka ndodhur këtu në Kryevidh, bashkia Rrogozhinë, sikur se nuk ka ndodhur në Durrës, në Thumanë dhe kudo ku ka pasur shkolla të dëmtuara. Kjo nuk ka ngjarë sepse kjo qeverisje nuk e ka në vëmendje arsimin, nuk e ka prioritet arsimin.

Rrogozhina është futur në zonat e prekura nga tërmeti dhe në programin e rindërtimit, por shkollat e kësaj bashkie janë të pa ndërtuara dhe nuk janë gati. Nga 4 të tilla, nga të dhënat vetëm në njërën ka filluar ndërtimi por nuk ka përfunduar.

E keqja më e madhe është që nxënësit e kësaj shkolle bëjnë 10 kilometra për të mbërritur në shkollën tjetër që në gjendje të keqe sa ç’ka qenë shkolla e Kryevidhit në vendin e të cilës sot janë vetëm rrënojat. Dhe madje kjo qeverisje nuk ka fare plan transportin e tyre. Banorët thonë se e kanë përballuar vetë ata dërgimin e fëmijëve në shkollën që është 10 kilometra larg.

Edhe sivjet në kushtet e pandemisë COVID-19 nuk ka një plan masash për transportin e fëmijëve, për transportin e mësuesve dhe për ti ardhur në ndihmë me paketa financiare këtyre fëmijëve me familje në gjendje jo të mirë ekonomike për të përballuar rregullat e protokollit të sigurisë nga coronavirusi.

Për pos kësaj, shkollat pritëse këtu në Rrogozhinë sikurse në të gjithë Shqipërinë, kanë problemet e degradimit fizik, problemet e kushteve higjeno-sanitare, problemet e klasave sepse nuk ka klasa. Nxënësit duhet të shkojnë në turnin e dytë dhe nuk do kenë asgjë, as klasën e tyre të personalizuar, as bankën e personalizuar dhe as mjetet mësimore.

Në këto rrethana, bashkë me problemet e tjera që kanë shkollat në Rrogozhinë dhe kudo në Shqipëri, me personelin mësimor të reduktuar, me çështjet e tjera që lidhen me sigurinë, me çështjen e klasave kolektive, me çështjen e kasoit që ekziston në arsimin e Rrogozhinës dhe kudo nuk mund të flitet për protokolle sigurie pasi mungojnë këto masa të domosdoshme.

Kjo qeverisje nuk ka në kujdes as sigurinë e fëmijëve tanë nga COVID-19 dhe as dhënien për ta të një dije me themel që do ti shërbejë nesër në sfidat e së ardhmes.

Ky është fakti.

Kjo është e vërteta siç e shihni vet.

Kjo është gjendja e arsimit realisht.

Ju e prekni dhe ky arsim është i rrënuar dhe është i rrëzuar në tokë.

Përtej fjalëve boshe, përtej mashtrimit, përtej propagandës, kjo është pamja e vërtetë e këtij kryeministri dhe e kësaj qeverie” akuzoi ai

Former Democratic MP Luciano Boci was in the village of Kryevidh, Rrogozhina municipality, from where he accused Prime Minister Edi Rama of the reconstruction process.

He said that Edi Rama lied to the Albanians about the timely reconstruction of schools damaged by the earthquake. According to him, in Rrogozhina, as elsewhere, the failure of the government affects hundreds of students and teachers who do not have a school where to start classes on September 14.

“We are in the village of Kryevidh with the residents, in the place of the 9-year school which, as you can see, has only ruins. Rama promised that the schools damaged by the earthquake will be ready in September, but such a thing has not happened.

It did not happen here in Kryevidh, Rrogozhina municipality, as if it did not happen in Durrës, Thumanë and everywhere where there were damaged schools. This is not likely because this government does not pay attention to education, it does not prioritize education.

Rrogozhina has been included in the areas affected by the earthquake and in the reconstruction program, but the schools of this municipality are not built and are not ready. Out of 4 of them, from the data only in one the construction has started but has not been completed.

The worst thing is that the students of this school travel 10 kilometers to reach the other school, which is in as bad a condition as the Kryevidh school, in whose place today are only the ruins. And even this government has no plan at all to transport them. Residents say they have been able to send their children to the school, which is 10 kilometers away.

Even this year, in the conditions of the COVID-19 pandemic, there is no plan of measures for the transport of children, for the transport of teachers and to help with financial packages these children with families in poor economic condition to face the rules of the safety protocol from coronavirus.

In addition, the host schools here in Rrogozhina, as in all of Albania, have problems of physical degradation, problems of hygienic-sanitary conditions, problems of classrooms because there are no classrooms. Students have to go to the second shift and will have nothing, neither their personalized classroom, nor the personalized bench, nor the teaching aids.

In these circumstances, together with the other problems that schools have in Rrogozhina and everywhere in Albania, with the reduced teaching staff, with other issues related to security, with the issue of collective classrooms, with the issue of the caso that exists in the education of Rrogozhina and security protocols cannot be talked about everywhere as these necessary measures are lacking.

This government does not care about the safety of our children from COVID-19, nor does it care about giving them a sound knowledge that will serve them tomorrow in the challenges of the future.

That is the fact.

This is the truth as you see for yourself.

This is the state of education really.

You touch it and this education is ruined and it is down to earth.

“Beyond empty words, beyond deception, beyond propaganda, this is the true face of this prime minister and this government.”