Kryeministi i Shqipërisë Edi Rama ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 56-të. Në lidhje me këtë ai ka bërë një postim në facebook, ku ka publikuar flamurin e Amerikës dhe shruan “Gëzuar 4 korrikun Amerikë”. Ditëlindja e kryeministrit përkon dhe me ditën e pavarësisë së ShBA-ve, të cilët sot festojnë 245 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

Rama lindi në 4 korrik në Tiranë, ndërsa para zgjedhjes së tij si kryeministër, ka mbajtur disa pozicione të tjera.

Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Viti 2011 solli edhe humbjen e zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Tiranës, ku kreu i sotëm i Partisë Demokratike i mori postin e kryebashkiakut të Tiranës me një diferencë të vogël votash.

Duhej të vinte viti 2013 që Edi Rama të zgjidhej kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit ai mori edhe mandatin e tretë.

The Prime Minister of Albania Edi Rama today celebrates his 56th birthday. In this regard, he made a post on Facebook, where he published the American flag and wrote “Happy 4th of America America”. The Prime Minister’s birthday coincides with the Independence Day of the United States, which today celebrates the 245th anniversary of the signing of the Declaration of Independence.

Rama was born on July 4 in Tirana, while before his election as prime minister, he held several other positions.

He started his political career in 1998, when he was appointed Minister of Culture, Youth and Sports, a position he held for 2 years. In 2000 he was re-elected mayor of Tirana, while he was re-elected in 2003 and 2007.

The year 2011 brought the loss of the local elections in the Municipality of Tirana, where the current leader of the Democratic Party took the post of mayor of Tirana with a small difference of votes.

The year 2013 should have come for Edi Rama to be elected Prime Minister of Albania, while in 2017 he was re-elected head of the government, while in the elections of April 25, he received his third term.