Spitali i Elbasanit “Xhaferr Kongoli” ka nisur përgatitjet për të hapur pavionin në të cilin do të trajtohen pacientët me Covid.

Ky pavion do të emërtohet si Covid 4 dhe është parashikuar të ketë 80 shtretër gjithsej.

Në këtë spital do të trajtohen pacientët me Covid me simptoma më të lehta ndërkohë që pacientët me simptoma të rënda do të vijojnë të trajtohen në Tiranë.

Por pa nisur ende mirë puna në këtë spital, janë shfaqur problematika të tilla si mungesa e stafit mjekësor.

Elbasani ka vetëm dy mjekë reanimator të cilët duhet të përballojnë fluksin e kirurgjisë për nevojat e gjithë qarkut, ndërsa të tillë specialistë duhet të jenë të pranishëm edhe tek të sëmurët me Covid, gjë e cila me sa duket është e pamundur të përballohet nga ana e tyre.

Elbasani është një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi në vend.

Kështu, gjatë 48 orëve të fundit 6 persona ndërruan jetë prej koronavirusit, ndërsa nuk ka një numër të qartë të të prekurve për shkak të numrit të ulët të tamponëve që merren.

Elbasan Hospital “Xhaferr Kongoli” has started preparations to open the ward in which patients with Covid will be treated.

This pavilion will be renamed as Covid 4 and is projected to have 80 beds in total.

In this hospital will be treated patients with Covid with milder symptoms while patients with severe symptoms will continue to be treated in Tirana.

But before the work in this hospital started well, problems such as the lack of medical staff appeared.

Elbasan has only two resuscitation doctors who have to cope with the influx of surgery for the needs of the whole region, while such specialists must be present in patients with Covid, which is apparently impossible to cope with them.

Elbasan is one of the cities most affected by the coronavirus in the country.

Thus, during the last 48 hours 6 people died from coronavirus, while there is no clear number of those affected due to the low number of tampons taken.