Policia Elbasan bën njoftimin zyrtar për arrestimin e një shtetasi si bashkëpunëtor në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqiri në Elbasan.

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 28 vjeçar i cili akuzohet si një ndër autorët e përfshirë në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqiri, babë e bir, të ekzekutuar në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012.

Sipas uniformave blu është bërë i mundur arrestimi i shtetasit K. D., 28 vjeç, i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Jorgo Leku i njohur edhe me tre identitete të tjera si Olsi Leka alias Giorgo Lekou ( i cili është arrestuar me parë), 8 vite më parë kanë vrarë me armë zjarri shtetasit G. B. dhe N. B. (babë e bir), në banesë.

Njoftimi i plotë:
Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në vitin 2012, në Elbasan, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit G. B. dhe N. B. (babë e bir).
Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, në kuadër të procedimit penal në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 15.08.2012, në Elbasan, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

K.D., 28 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim”, pasi ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin J. L. ( i cili është arrestuar me parë), më datë 15.08.2012, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit G. B. dhe N. B. (babë e bir), në banesë.

Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan vijon puna intensive për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale

Elbasan Police makes the official announcement for the arrest of a citizen as an accomplice in the murder of Gentian and Nezir Beqiri in Elbasan.

Elbasan police have handcuffed a 28-year-old man who is accused of being one of the perpetrators involved in the murder of Gentian and Nezir Beqiri, father and son, executed at their home on August 15, 2012.

According to the blue uniforms, it was possible to arrest the citizen KD, 28 years old, who is suspected that in cooperation with the citizen Jorgo Leku known with three other identities as Olsi Leka alias Giorgo Lekou (who was arrested before), 8 years previously shot dead citizens GB and NB (father and son), in the apartment.
Full notice:

The investigative work continues for the clarification and complete legal documentation of the event that took place in 2012, in Elbasan, where the citizens G. B. and N. B. (father and son) were killed with firearms.

In the direction of the Prosecution at the Court of First Instance Elbasan, after a thorough investigative work by the Section for Investigation of Serious Crimes in the Local Police Directorate of Elbasan, in coordination with the Department of Criminal Police in GDPL, in the framework of criminal proceedings with the event that took place on 15.08.2012, in Elbasan, the citizen was arrested and detained:

KD, 28 years old, resident in Elbasan, to whom the Court of First Instance Elbasan has imposed the security measure “Prison arrest”, for the criminal offense “Murder in other qualifying circumstances” committed in collaboration “, as this citizen is suspected that in cooperation with the citizen JL (who was previously arrested), on 15.08.2012, they killed with firearms the citizens GB and NB (father and son), in the apartment.

The Elbasan District Prosecutor’s Office continues to work intensively to identify other persons implicated in this event.
The investigative materials were forwarded to the Prosecution at the Court of First Instance Elbasan, for further procedural actions