Është ndarë nga jeta Saimir Boçi. Ish futbollist, kronikan dhe mësues, Saimir Boçi u nda nga kjo jetë duke lënë pas pikëllim të madh për familjen, shokët dhe miqtë e shumtë, nxënësit, kolegët dhe gjithë ata që e njohën.
Kishte një shpirt mjaft bujar. Ishte përherë i dashur dhe i qeshur. Impononte çiltërsi.

Vetë Saimiri kishte postuar tre ditë më parë një mesazh ku njoftonte për sëmundjen me të cilën po luftonte. As vetë nuk e besonte se do të ndahej nga kjo botë.

Largimi i tij është përjetuar me hidhërim veçanërisht për shokët për të cilët ai bënte aq shumë. Mjaft prej tyre e kanë shprehur vlerësimin dhe respektin për të në rrjetet sociale.
Ne po veçojmë njërin prej tyre, kushëririt të tij, ish-deputetit të PD-së Luçiano Boçi.
Ja çfarë shkruan Boçi në profilin e tij në Facebook:
I MIRI SAJMIR
Më shumë shok i imi se kushëri, Sajmir Boçi i mirë, nxitoi të kapte pafundësinë…
Iku pa një përshëndetje, i gatshëm si gjithmonë që të bënte i pari sakrificën.
Po kësaj radhe nuk e di pse zgjodhi sakrificën e jetës!?
Ndoshta për të na thënë neve që ajo vlen, pa konsideruar se ajo duhet të ishte dhe e tij.
Saja i ngjante një anije në det të hapur të trazuar, që kërkonte të rrokte përherë dallgën më të madhe.
“I keqi i vetes dhe i miri i të tjerëve”, Boçi, siç e thirrnin një pjesë e shokëve, kishte një zemër të madhe dhe një shpirt bohem.
Ngjan e pabesueshme që nuk do kemi më pranë të mirin Sajmir, shokun besnik, mikun e rrallë dhe njeriun e shumë betejave politike.
Ish futbollisti i Labinotit të Elbasanit, kronikani i çdo ngjarje të Partisë Demokratike, që nga themelimi i saj, pranë televizionit “Dardan”, mësues i përkushtuar i Gostimës, Sajmir Boçi, me turravrapin e tij drejt parajsës, la pas piketat e njeriut që meriton respekt e nderim.
Do na mungosh shumë Saje!
I lehtë dheu e ndriçoje parajsën me gëzimin tënd tipik për jetën.
Dhe atje unë kam besim tek ty!
Ne s’do të harrojmë!

Saimir Boç has passed away. Former footballer, chronicler and teacher, Saimir Boçi passed away from this life, leaving behind great grief for his family, many friends, students, colleagues and all those who knew him.
He had a very generous spirit. He was always loving and smiling. It imposed sincerity.

Saimiri himself had posted a message three days ago announcing the disease he was battling. He himself did not believe that he would be separated from this world.

His departure has been experienced with bitterness especially for the friends for whom he did so much. Many of them have expressed appreciation and respect for him on social networks.
We are singleing out one of them, his cousin, former PD MP Luciano Boci.
Here is what Boçi writes on his Facebook profile:
THE GOOD SAJMIR
More my friend than my cousin, the good Sajmir Boçi, hurried to catch the infinity …
He left without a greeting, ready as always to be the first to make the sacrifice.
This time I do not know why he chose the sacrifice of life !?
Maybe to tell us she’s worth it, without considering that it should be his too.
Saja resembled a troubled offshore ship, always seeking to catch the biggest wave.
“The bad of oneself and the good of others”, Boçi, as some of his friends called him, had a big heart and a bohemian spirit.
It seems unbelievable that we will no longer have the good Sajmir, the loyal friend, the rare friend and the man of many political battles.
The former football player of Labinot of Elbasan, the chronicler of every event of the Democratic Party, since its establishment, near “Dardan” television, a dedicated teacher of Gostima, Sajmir Boçi, with his run to paradise, left behind the milestones of the man he deserves respect and reverence.
We will miss you very much Saja!
Light earth illuminate paradise with your typical joy for life.
And there I have confidence in you!
We will not forget!