Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Vihet në pranga një 25-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 4 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 120€ për person, kapën dhe arrestuan shtetasin:

R. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar 4 shtetas të huaj me mjetin e tij.

Në momentin e ndërhyrjes së punonjësve të Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

Another case of criminal activity in the field of providing assistance for illegal border crossing, for profit.

A 25-year-old man is handcuffed after being caught red-handed transporting 4 foreign nationals from third countries.

Pursuant to the tasks defined in the plan of measures drafted by DVP Elbasan, to prevent and crack down on the illegal activity of providing assistance to foreign nationals for illegal border crossing and their transit in the Albanian territory, destined for EU countries- Specialists for the Investigation of Illegal Trafficking in DVP Elbasan, after the information received on the operational road that a citizen was transporting from Korça, some citizens from third countries, in order to provide assistance for illegal border crossing, for a profit of € 120 for person, caught and arrested the citizen:

R. Sh., 25 years old, resident in the village of Libofsha, Fier.

This citizen was caught by the Police services, in the city of Elbasan, transporting 4 foreign citizens with his vehicle.

At the moment of the intervention of the police officers, this citizen did not obey their order and tried to leave, but was handcuffed.

The investigative materials were forwarded to the Prosecutor’s Office at the Court of First Instance in Elbasan, for the criminal offenses “Assistance in illegal border crossing” and “Disobedience to the order of a public order police officer”.