RTV Koha ka organizuar një tjetër Exit Poll për zgjedhjet në Kosovë. Sipas këtij sondazhi Lëvizja Vetëvendosje pritet të fitojë më shumë se 50% të votave që përkthehet në të paktën 58 deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në garë të ngushtë për vendin e dytë. PDK-ja pritet të dalë e dyta me 15.4% ndërsa LDK-ja e treta me vetëm 0.3% më pak. Sipas kësaj, të dy partitë do të kenë nga 17 ulëse në Kuvend.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë po ashtu pjesë e Kuvendit. Ajo pritet të marrë 6.8% të votave, apo 8 deputetë. Nisma Socialdemokrate, sipas këtij projeksioni nuk e ka kaluar pragun, pasi ka marrë më pak se 3% të votave.

Ky Exit Poll është kryer me 1076 qytetarë mes datave 9 dhe 12 shkurt. Rezultatet e përgjithshme kanë marzhin e gabimit deri në 3%. Këtu nuk janë të përfshira votat nga diaspora, që mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.

RTV Koha has organized another Exit Poll for the elections in Kosovo. According to this poll, Lëvizja Vetëvendosje is expected to win more than 50% of the votes, which translates into at least 58 deputies.

The Democratic Party of Kosovo and the Democratic League of Kosovo are in close competition for second place. PDK is expected to come second with 15.4% while LDK third with only 0.3% less. According to this, both parties will have 17 seats in the Assembly.

The Alliance for the Future of Kosovo will also be part of the Assembly. It is expected to receive 6.8% of the vote, or 8 deputies. The Social Democratic Initiative, according to this projection, has not crossed the threshold, as it has received less than 3% of the vote.

This Exit Poll was conducted with 1076 citizens between 9 and 12 February. Overall scores have an error margin of up to 3%. This does not include diaspora votes, which may affect the final outcome.