Deputetja Elena Xhina surprizon me veprimtarinë e saj. Ajo sapo ka përfunduar botimin e librit “Pak magji” një nga krijimet në të cilin shfaqet një dimension tjetër i saj; bota shpirtërore dhe ndjenja e hollë e saj. Të gjitha vijnë përmes një talenti gati të lindur të autores i cili trupëzohet në profesionalizmin letrar që pafund të tërheq.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishte e pranishme botuesja Arlinda Dudaj, Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, miq dhe të afërm të autores.

Në një postim në profilin e tij në facebook deputeti Balla shkruan:

Kolegia ime Elena Xhina në bashkëpunim me botimet “Dudaj” sjell për lexuesit një përmbledhje poetike “Pak magji”, e cila jam i sigurt se do t’ju tërheqë.
Ky është botimi i saj i dytë pas një vepre studimore profesionale në jurisprudencë.
I nderuar të flas në këtë ceremoni, jo për librin, por për Elenën si një deputete e përkushtuar dhe profesioniste në procesin legjislativ.

Ja një nga poezitë e autores Elena Xhina:

Stuhia

Unë me qetësi pres stuhinë
Këtu majë malit të heshtjes sime
Hapësira pa fund shtrihet kudo
Rrethuar nga paqe sublime !

Unë me kureshtje pres stuhinë
vallëzimin e çmendur për të parë
Të dëgjoj erërat që ulërijnë
Si shpirtra të etur e të marrë !

Krejt e mjegullt po vjen stuhia
Hap krahët ta pres në përqafim
E ndjej gjithë botën në duart e mia
E jeta para syve kalon si një vegim…

Kështu qenka thënë të presim stuhira
Që koha na solli krejt pabesisht
Në vallëzim të jetës si kjo kohë ka mijëra
Ne jetojmë e vdesim përherë mrekullisht…

MP Elena Xhina surprises with her activity. She has just finished publishing the book “Little Magic”, one of the creations in which another dimension of her appears; the spiritual world and its subtle feeling. It all comes through an almost innate talent of the author which is embodied in the literary professionalism that infinitely attracts.
In the ceremony held on this occasion was present the publisher Arlinda Dudaj, the Chairman of the Socialist Parliamentary Group, Taulant Balla, friends and relatives of the author.

In a post on his Facebook profile, MP Balla writes:
Elbasan – My colleague Elena Xhina in collaboration with the publications “Dudaj” brings to the readers a poetic collection “A little magic”, which I am sure will attract you.
This is her second publication after a professional study work in jurisprudence.
I am honored to speak at this ceremony, not for the book, but for Elena as a dedicated and professional MP in the legislative process.

Here is one of the poems of the author Elena Xhina:
Storm
I calmly wait for the storm
Here on top of the mountain of my silence
Endless space stretches everywhere
Surrounded by sublime peace!

I curiously wait for the storm
crazy dancing to watch
To hear the screaming winds
Like thirsty and foolish souls!

The storm is coming quite foggy
I open my arms and wait for him in my arms
I feel the whole world in my hands
Life before the eyes passes like a vision …

So we were told to wait for storms
That time brought us quite treacherously
In the dance of life like this time there are thousands
We always live and die wonderfully …