Një 82-vjeçar nga fshati Moravë në rrethin e Beratit i ka dhënë fund jetës duke u vetëqëlluar me armē zjarri. Ramadan Doko në kushte të rënduara depresioni,është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar një herë drejt vetes. Pas zhurmës së armës,familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë,e cila ka mbërritur në banesën e 82-vjeçarit,ku edhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuar drejt aktit të vetëflijimit. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orën 17:00 të mbrëmjes së sotme dhe trupi i pajetë i Ramadan Dokos është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është kryer edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Burime të besueshme nga morgu i Beratit bëjnë me se,vdekja e 82-vjeçarit ka ardhur si rezultat i një plumbi të vetëm të marrë në gjoks,i cili i ka prekur direkt zemrën.

Familjarët e Dokos mësohet se kanë deklaruar përpara punonjësve të policisë në vendngjarje se familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditësh shenja të Covid-19 por ende nuk kishte kryer tampon. Mendohet që i moshuari të jetë infektuar nga djali i tij,që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19,pas analizave të kryera në një laborator privat. Kjo ka bërë që 82-vjeçari të kalonte në depresion dhe ti japë fund jetës.

An 82-year-old man from the village of Morava in the district of Berat ended his life by shooting himself with a firearm. Ramadan Doko, in a state of severe depression, was locked in his room and shot once at himself with a pair of shotguns. After the sound of the gun, relatives went to the elderly man’s room and found him lying on the floor with no signs of life and covered in blood.

They immediately notified the police, who arrived at the 82-year-old’s apartment, where they are conducting investigative actions to find out the reasons that led the elderly man to the act of self-sacrifice. The serious incident took place around 17:00 tonight and the dead body of Ramadan Dokos was sent to the morgue of the Berat Regional Hospital, where a forensic examination was performed. Reliable sources from the Berat morgue say that the death of the 82-year-old came as a result of a single bullet received in the chest, which directly touched his heart.

Doko’s family members are said to have stated in front of the police officers at the scene that their family member had shown signs of Covid-19 for several days but had not yet had a tampon. The elderly man is thought to have been infected by his son, who tested positive for Covid-19, following tests performed in a private laboratory. This has caused the 82-year-old to go into depression and end his life.