Nga editori, top-news1.com

Artistët nuk i kanë munguar kurrë Elbasanit. Veçanërisht piktorët. Madje disa prej tyre vijnë nga thellësia e shekujve dhe rrezatojnë art fantastik në ditët tona. Dhe i përjetësuan vlerat e këtij arti, jo vetëm për Elbasanin, por mbarë Shqipërinë e më gjërë.

Kur ne vështrojmë pikturat, vetiu na shkon mëndja tek Onufri, Kostandin Shpataraku e deri tek emrat që i përkasin gjeneratave të fundit.

Por mrekullisht në gjurmë të tyre sot janë edhe mjaft të rinj që, jo vetëm frymëzohen nga kjo krijimtari, por e përsosin atë më tej duke ia përshtatur kohës e madje duke guxuar edhe në rryma të tjera.
Një ndër talentet e rij me shumë perspektivë është Enea Jano. Kot nuk thonë: Dardha do të bjerë nën rrënjë. Enea është djali i piktorit të njohur Arben Jano arti i të cilit i ka kaluar kufijtë shqiptarë. Ndoshta ngacmimin e parë ai e mori nga i ati. Por disa gjëra lindin me njeriun. P.sh talenti për një fushë të caktuar. Dhe në këtë rast koincidenca është një mrekulli më vete.

Që kur ishte fare i vogël spikati me talentin e tij. Ai pikturonte pa asnjë problem portrete, peisazhe, objekte, pjesëza nga jeta e përditshme. Ndaj prindërit nuk hezituan duke e dërguar menjëherë në shkollën artistike.

Enea Jano ka lindur në Elbasan. Ai është 23 vjeç. Kam mbaruar shkollën e mesme 4 vjeçare në liceun e Elbasanit Onufri, së fundmi është duke u diplomuar në Universitetin UET për Arte Pamore me rezultate të larta.

Ka marrë pjesë në disa konkurse pikture. Ndër to, ka marrë dy çmime të para. Ka disa eksperienca me piktura murale tek “DEKORI” bashkia Tiranë.

Por duket se periudha e vështirë që kaluam dhe po kalojmë të gjithë për shkak të COVID-19 ka ndikuar në frymëzimin e tij prej artisti.
“Krijimtarinë e fundit e kam filluar gjatë periudhës së karantinës e cila ka qene mjaft produktive dhe frymëzuese për mua përsa i përket ngjarjeve të fundit sepse kam përjetuar ndjenja shumë të forta, sidomos vuajtjet e shqiptarëve në këto kohë të vështira. Kam shkëputur disa copëza nga realiteti të cilat i kam përshtatur rreth e rrotull fytyrës së brishtë dhe të lodhur të kësaj nëne ,të cilën kam menduar ta pagëzoj me emrin Nëna Natyrë. Këtë portret e kam gjetur diku në internet dhe në sytë e saj të pikëlluar gjeta ngushëllim për të shprehur gjendjen time emocionale në atë periudhë”, tregon Enea.
Por artisti i ri nuk e sheh pikturën si rastësi apo një pjesës të shkëputur nga e tëra. Përkundrazi, ai kërkon ti japë asaj një filozofi të vërtetë për kohën.

“Gjatë këtyre kohëve kam ndjekur lajme, deklarata, argumente, emisione televizive etj, të cilat do ti përdor si armë për një kompozim tjetër të dytë duke e parë më pozitive gjendjen aktuale, me motivin për të “ringjallur” jetën edhe njëherë tjetër dhe të jap një mesazh human që të mësohemi të përballemi me vështirësitë e jetës”, shprehet Enea.

Janë pikërisht pra këta talentë të rinj, këta “Onufër” të kohës sonë që meritojnë më shumë vëmendje dhe mbështetje. Sepse, fatkeqësisht arti nuk vlerësohet dhe të ketë podin e tij të merituar në Shqipëri.

Elbasan has never lacked artists. Especially painters. Some of them even come from the depths of the centuries and radiate fantastic art nowadays. And they perpetuated the values ​​of this art, not only for Elbasan, but for the whole of Albania and beyond.

When we look at the paintings, we naturally think of Onufri, Kostandin Shpataraku and even the names that belong to the latest generations.

But wonderfully in their footsteps today are also quite young people who, not only are inspired by this creativity, but refine it further by adapting to time and even daring in other currents.
One of the young talents with a lot of perspective is Enea Jano. In vain do they say: The pear will fall under the root. Enea is the son of the famous painter Arben Jano whose art has crossed the Albanian borders. Maybe the first bully he got from his father. But some things are born with man. Eg talent for a certain field. And in this case the coincidence is a miracle in itself.

Ever since he was very young he stood out with his talent. He painted without any problems portraits, landscapes, objects, fragments from everyday life. So his parents did not hesitate to send him immediately to art school.

Enea Jano was born in Elbasan. He is 23 years old. I finished the 4-year high school in the high school of Elbasan Onufri, recently he is graduating from UET University for Visual Arts with high results.

He has participated in several painting competitions. Among them, he received two first prizes. Has some experiences with murals at “DEKORI” municipality of Tirana.

But it seems that the difficult period we went through and are all going through because of COVID-19 has influenced his inspiration from the artist.
“I started my last creativity during the quarantine period which has been very productive and inspiring for me in terms of recent events because I have experienced very strong feelings, especially the suffering of Albanians in these difficult times. I detached a few pieces from reality which I have adapted around the fragile and tired face of this mother, whom I intended to baptize with the name Mother Nature. “I found this portrait somewhere on the internet and in her sad eyes I found comfort to express my emotional state in that period”, says Enea.
But the young artist does not see the painting as a coincidence or a detached part of the whole. Rather, he seeks to give her a true philosophy for the time.

During these times I have followed news, statements, arguments, TV shows, etc., which I will use as a weapon for another second composition, seeing the current situation more positively, with the motive to “revive” life once again and to I give a humane message to learn to face the difficulties of life “, says Enea.

It is precisely these young talents, these “Onufër” of our time that deserve more attention and support. Because, unfortunately, art is not valued and has its deserved podium in Albania.