Një nga lëvizjet më të diskutuara nga ekrani i Top Channel këtë sezoni të ri televiziv është ajo e Eno Popit, të cilin ishim mësuar ta shihnim çdo pasdite në ekran. “Dilema- Deal or no deal” e ka mbaruar ciklin e tij, kjo pasi pas ndryshimeve të fundit, emisioni nuk transmetohet më.

Vendin e tij e ka zënë ‘Përputhen’, nën moderimin e Bora Zemanit, teksa të gjithë donim të dinim nëse Eno do vijë me ndonjë program të ri dhe kur apo nëse ka ndryshuar logon e televizionit.

Të gjitha pyetet kanë marrë përgjigje ditën e sotme. Eno Popi po rikthehet në radio me një emision të ri, të titulluar “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale”.

“Top Albania Radio” ka dhënë lajmin e bukur në rrjetet sociale, duke na lënë edhe pak në pritje lidhur me datën e fillimit të emisionit radiofonik.

Mesa kuptuam nga promoja e programit, duket se do jetë diçka tepër e veçantë e paparë më herët në vendin tonë, kushtuar udhëkryqeve të shoqërisë në shekullin që jetojmë.

Në njoftim thuhet se mes intervistave dhe monologjeve, Eno do të përplasë ide dhe opinione, do të shpërfaqë të vërteta e thyejë mite e teori konspirative dhe mbi të gjithë shoqërojë dëgjuesin me atë që i mungon gjithmonë e më tepër sot, media cilësore dhe frymëzuese.

Nën moton “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale” do të ketë mision të bëjë dëgjuesin të mendojë dhe të mos ndihet i vetëm në botën e miqësisë virtuale, Pandemive Globale, rrënimit të Demokracisë dhe sfidave të tilla të ngjashme.

 

One of the most discussed moves from the Top Channel screen this new TV season is that of Eno Pop, whom we were used to seeing every afternoon on screen. “Dilema- Deal or no deal” has finished its cycle, because after the last changes, the show is no longer broadcast.

His place was taken by ‘Përputhen’, moderated by Bora Zemani, as we all wanted to know if Eno would come up with a new program and when or if he changed the television logo.

All questions have been answered today. Eno Popi is returning to the radio with a new show, entitled “Start from Zero” – “Social Dilemma”.

“Top Albania Radio” has given the good news on social networks, leaving us a little waiting for the start date of the radio show.

As we understood from the promotion of the program, it seems that it will be something very special unprecedented in our country, dedicated to the crossroads of society in the century we live.

The announcement says that between interviews and monologues, Eno will clash ideas and opinions, will reveal truths and break myths and conspiracy theories and, above all, accompany the listener with what he misses more and more today, quality and inspiring media.

Under the motto “Start from Zero” – “Social Dilemma” will have the mission to make the listener think and not feel alone in the world of virtual friendship, Global Pandemics, the collapse of Democracy and similar challenges.