Nga Erisa Zykaj

Shtetet anëtare miratuan rekomandimin e Komisionit Europian lidhur me kufizimet e lëvizjes së lirë në zonën Shengen për përballjen me pandeminë COVID-19. Nën rekomandimin e azhurnuar, një ngjyrë e re (e kuqe e errët) u shtohet kategorive ekzistuese: të gjelbër, portokalli, të kuqe dhe gri në hartën javore të botuar nga qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) .

Kjo ngjyrë do të zbatohet në zonat ku virusi po qarkullon në nivele shumë të larta, përfshirë edhe për shkak të varianteve më infektive shqetësuese. Këto zona përcaktohen në bazë të shkallës së numrit të personave pozitive me COVID-19 për 14 ditë me 500 raste ose më shumë për 100 000 banorë. Shtetet anëtare duhet të dekurajojnë të gjitha udhëtimet jo-thelbësore në zonat e kuqe dhe të kuqe të errët, ndërkohë që njëkohësisht kërkojnë të shmangin ndërprerjet e udhëtimeve thelbësore. Shtetet anëtare duhet të kërkojnë nga personat që udhëtojnë nga një zonë e klasifikuar si e kuqe e errët që:

– t’i nënshtrohen një testi për infeksionin COVID-19 para mbërritjes

– t’i nënshtrohen karantinës / vetë-izolimit

Masa të ngjashme mund të zbatohen në zonat me një përhapje të lartë të varianteve shqetësuese. Duke pasur parasysh rritjen e kapacitetit të testimit COVID-19, rekomandimi gjithashtu ndryshohet për t’u dhënë vendeve anëtare mundësinë që t’u kërkojnë udhëtarëve që vijnë nga zona portokalli, të kuqe dhe gri të bëjnë një testim para nisjes.

Punëtorët që operojnë në fushën e transportit dhe ofruesit e shërbimeve të transportit në parim nuk u kërkohet t’i nënshtrohen një testimi. Kur vendet anëtare u kërkojnë atyre që t’i nënshtrohen një testi, duhet të përdoren teste të shpejta. Personat që jetojnë në rajone kufitare dhe kalojnë kufirin çdo ditë ose shpesh, për shembull për punë, studim ose arsye familjare, nuk duhet t’u nënshtrohen testimit ose karantinës / izolimit të vetvetes.

Nëse paraqitet një kërkesë për testim, frekuenca e testeve për persona të tillë duhet të jetë proporcionale. Për vendet e treta si Ballkani Perëndimor udhëtimet janë të shkurajuara. Mund të udhëtojnë shqiptarët që kanë familjarët e tyre rezidentë në Bashkimin Europian, apo me një leje qëndrimi afatgjatë, personat që udhëtojnë për punë, studentët dhe personat që kanë çështje emergjence shëndetêsore. Por të gjithë do t’u nënshtrohen tashmë një testimi (me rezultat negativ) 72 orë para udhëtimit. Shtetet anëtare mund të kërkojnê gjithashtu testim në mbërritje dhe karantinim.

By Erisa Zykaj

Member States approved the European Commission’s recommendation on restrictions on free movement in the Schengen area to deal with the COVID-19 pandemic. Under the updated recommendation, a new color (dark red) is added to the existing categories: green, orange, red and gray in the weekly map published by the European Center for Disease Prevention and Control (ECDC).

This dye will be applied to areas where the virus is circulating at very high levels, including due to more infectious variants of concern. These areas are defined on the basis of the number of people with COVID-19 positive for 14 days with 500 cases or more per 100,000 inhabitants. Member States should discourage all non-essential travel in the red and dark red zones, while at the same time seeking to avoid essential travel interruptions. Member States should require persons traveling from an area classified as dark red that:

– undergo a test for COVID-19 infection before arrival

– be subject to quarantine / self-isolation

Similar measures can be applied in areas with a high prevalence of disturbing variants. Given the increase in COVID-19 testing capacity, the recommendation is also amended to give member countries the opportunity to require travelers coming from the orange, red and gray areas to take a pre-departure test.

Transport workers and transport service providers are in principle not required to undergo a test. When member states require them to undergo a test, prompt tests should be used. People living in border areas and crossing the border every day or often, for example for work, study or family reasons, should not be subjected to self-testing or quarantine / isolation.

If a request for testing is made, the frequency of tests for such persons should be proportionate. For third countries like the Western Balkans, travel is discouraged. Albanians who have family members residing in the European Union, or with a long-term residence permit, people traveling for work, students and people with health emergencies can travel. But everyone will already be tested (with a negative result) 72 hours before the trip. Member States may also require on-arrival testing and quarantine