Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së ditës së djeshme në Kuçovë, i cili ekzekutoi me breshëri kallashnikovi 37-vjeçarin Ajet Guneli. Vangjel Polovina ka deklaruar përpara grupit hetimor se konflikti mes tyre ka nisur për shkak të një qeraje të papaguar nga ana e tij kundrejt viktimës.

Polovina thekson se në momentin që Ajeti ka ardhur nga Anglia i ka kërkuar që të takohen për t’i dhënë lekët e qerasë. Të dy palët kanë rënë dakort që pagesa e prapambetur të bëhet me mish, ku sipas tij ai i ka dhën viktimës 46 kg mish që korrespondojnë me qeranë e papaguar të dy muajve e gjysëm. Me kryerjen e këtij veprimi autori i ngjarjes së rëndë deklaron se kujtoi se e shleu borxhin ndaj Gunelit.

Sipas tij vrasje u krye pasi Guneli e sulmoi me karrige kur u takuan në lokal.

“Unë i kisha marrë me qira Ajetit një stallë derrash në fshatin Perondi, ku edhe jetoj. Deri në vitin 2019 i kisha paguar rregullisht të gjitha detyrimet e qirasë, dritave dhe ujit të kësaj godine. Në vitin 2020 isha vonuar në disa muaj pagesash dhe kur erdhi Ajeti nga Aglia disa javë më parë më kërkoi të takoheshim. U takuam dhe pasi i thashë që nuk kisha lekë gjendje për ta paguar, ramë dakord që borxhin në lekë ta likujdoja me mish derri.

Dy ditë para vrasjes, i kam dhënë Ajetit 46 kg mish, që korrespondonin në vlerë lekësh me borxhin që i kisha mbetur për 2 muaj e gjysëm qira. Unë mendova se u likujduar por Ajeti më mori në telefon një ditë më vonë, dmth natën para vrasjes. Unë nuk e kisha ndjerë telefonin dhe kur u zgjova në mëngjes e pashë që më kishte telefonuar dhe e mora mbrapsht. Sapo ma hapi telefonin, pa më lënë as ta përshëndes më ka sharë dhe më tha; “do të vras, do të heq qafe”. Në këtë moment,kam hipur në mjetin tim furgon dhe në sedilen e pasagjerit vendosa kallashnikovin.

Vajta tek lokali ku ai pinte kafen dhe pa zbritur nga makina i thirra për t’u afruar. Ajeti, sapo më pa, më erdhi drejt me vrap duke më sharë dhe me një karrige në dorë për të më qëlluar, pa e ditur se unë kisha armë me vete. Në këtë moment, kam dalë jashtë me armën në dorë dhe kam qëlluar një herë në ajër për t’u shpërndarë personat e tjerë që ndodheshin në lokal.

Ajeti filloi të bridhte me vrap dhe u rrëzua në tokë. Aty kam filluar të gjuaj me breshëri në drejtim të tij dhe pasi shkreha 1 karikator të tërë kallashnikovi dhe më pas u largova me furgon nga vendngjarja”, -ka thënë në deklaratën e tij në polici, autori i krimit, 41-vjeçari Vangjel Polovina.

The testimony of the perpetrator of yesterday’s murder in Kuçova, who executed 37-year-old Ajet Guneli with a Kalashnikov, is revealed. Vangjel Polovina stated before the investigative group that the conflict between them started due to an unpaid rent on his part towards the victim.

Polovina states that at the moment that Ajeti came from England, he asked them to meet him to give him the rent. Both parties have agreed that the arrears be made with meat, where according to him he has given the victim 46 kg of meat corresponding to the unpaid rent of two and a half months. By committing this action, the author of the serious event declares that he remembered that he repaid the debt to Gunel.

According to him, the murder was committed after Guneli attacked him with a chair when they met in the bar.

“I had rented a pig stable to Ajeti in the village of Perondi, where I also live. By 2019 I had paid regularly all the rent, lighting and water bills of this building. In 2020 I was late in a few months of payments and when Ajeti came from Aglia a few weeks ago he asked me to meet. We met and after I told him that I could not afford to pay it, we agreed to liquidate the debt in lek with pork.

Two days before the murder, I gave Ajet 46 kg of meat, which corresponded in value to the debt I had left for 2 and a half months rent. I thought he was liquidated but Ajeti called me the next day, ie the night before the murder. I had not felt the phone and when I woke up in the morning I saw that he had called me and I took it back. As soon as he opened my phone, without letting me even greet him, he cursed at me and said; “I will kill, I will get rid of.” At this point, I got in my van and put the Kalashnikov in the passenger seat.

I went to the bar where he drank coffee and without getting out of the car I called him to approach. The verse, as soon as he saw me, ran straight at me swearing at me and with a chair in his hand to shoot me, not knowing that I had a weapon with me. At that moment, I came out with a gun in my hand and shot once in the air to disperse the other people in the bar.

The verse began to run and fell to the ground. “There I started firing in his direction and after firing a whole cartridge Kalashnikov and then I left the scene in a van”, – said in his statement to the police, the perpetrator, 41-year-old Vangjel Polovina.