Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar këtë pasdite në Orikum të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake raportohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Siç shihet, lënda plasëse e dyshuar si tritol është vendosur në ambientet e jashtme të një apartamenti në një pallat në zonën e plazhit të Orikumit.

Mësohet se pronari i apartamentit është shtetasi me iniciale A.Ç., i cili dyshohet të jetë dhe objektivi i atentatit ose kërcënimit.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

Mësohet se është bërë shoqërimi i pronarit të apartamentit për tu marrë në pyetje në lidhje me konfliktet e mundshme të tij.

An explosion with explosives was recorded this afternoon in Orikum, Vlora. According to preliminary information, there are no injuries, but only material damage.

The explosive suspected as tritol was placed on the outside of an apartment in a building in the Orikum beach area.

It is learned that the owner of the apartment is a citizen with the initials A.Ç., who is suspected to be the target of the assassination or threat.

Police and the investigative team have arrived urgently at the scene and are working to uncover it.

It is learned that the owner of the apartment was escorted to be questioned about his possible conflicts.