Në 100 vjetorin e saj të dytë të shpalljes Kryeqytet, Tirana ka hedhur sot themelet për t’i dhënë komunitetit të artistëve, aktorëve, regjisorëve, por edhe qytetarëve artdashës, një shtëpi të re arti dhe kulture, Teatrin e Ri Kombëtar.

E konceptuar të jetë edhe si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art, projekti i Teatrit të Ri është krijuar nga një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë. Godina e re ofron një arkitekturë me dizajn modern dhe krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore.

Hapësira në nivelin zero (kati përdhes) krijon një vend për argëtim joformal, ose për performancë të planifikuar publike. Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Për herë të parë, gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj.

In its second 100th anniversary of the proclamation of the Capital, Tirana has laid the foundations today to give the community of artists, actors, directors, but also art-loving citizens, a new home of art and culture, the New National Theater.

Conceived as the cultural heart of Tirana and all of Albania and dedicated solely to art, the New Theater project was created by one of the largest international architectural studios in the world, the Bjarke Ingels Group based in Denmark. . The new building offers an architecture with modern design and creates a unique space in the city of Tirana, with all the necessary conditions for the realization of theatrical performances.

Zero-level space (ground floor) creates a place for informal entertainment, or for planned public performance. The new theater will be dedicated to some special venues for performances and actors. For the first time, there will also be a space for artists to use as a changing room, a rehearsal room, toilets and showers as well as a green room. In the service of various artistic performances there will be a room of musical instruments, a warehouse of stage materials, a warehouse of decor, a technician’s hall, etc.