Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Lapardha të Beratit, ku babë e bir ranë në kontakt me korentin, ndërsa djali 16-vjeçar humbi jetën. Ata janë Lefter Xhardo, 43 vjeç dhe djali i tij Mikel Xhardo,16 vjeç. Ata po korrnin misrin në fushë me autokombanjë, kur kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë 6 mijë KW. Pas kontaktit me rrymën elektrike, 16-vjeçari ka ndërruar jetë kurse i ati i tij Lefter Xhardo ka marrë dëmtime të mëdha.

Fillimisht ai u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së rëndë u transportua në Tiranë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në qendër të fshatit Lapardha rreth orës 16:00 të pasdites së sotme.

Berat/ Informacion praprak

Sot rreth orës 16;00 në fshatin Lapardha, Berat duke punuar me agregate bujqesor, kanë rënë në tension elektrikë dhe janë dëmtuar shtetasit L.Xh., 43 vjeç dhe M.Xh.,16 vjeç ( babë e birë). Shtetasit u transportuan për në spitalin Rajonal Berat, por me gjithë ndihmën e dhënë shtetasi M.Xh ndërroi jetë. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale.

New details have been revealed from the serious event that took place in the village of Lapardha in Berat, where father and son came in contact with the electricity, while the 16-year-old boy lost his life. They are Lefter Xhardo, 43, and his son Mikel Xhardo, 16. They were harvesting corn in the field with combine harvesters, when they came in contact with the 6 thousand KW high voltage electricity. After contact with electricity, the 16-year-old died and his father Lefter Xhardo suffered major injuries.

He was initially rushed to the Berat Regional Hospital, but due to his serious condition he was transported to Tirana. The tragic event happened in the center of Lapardha village around 16:00 this afternoon.

Berat / Preliminary information

Today around 16:00 in the village of Lapardha, Berat, working with agricultural aggregates, the citizens L.Xh., 43 years old and M.Xh., 16 years old (father and son) were electrocuted and injured. The citizens were transported to the Berat Regional Hospital, but despite the assistance provided, the citizen M.Xh passed away. The investigative group is carrying out procedural actions.