Kryeministri Edi Rama i pyetur nëse Fatos Nano mund të jetë një nga kandidatët për President të vendit, e quajti ish-kryeministrin “një pikë referimi” teksa tha se “jam unë që kërkoj opinionet e tij, nuk është ai që më ofrohet”.

Në konferencën me mediat, Rama theksoi se “me Fatos Nanon kam një marrëdhënie shumë të bukur sot. Sepse nuk ka në mes asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve”.

Pyetje: Që pas ditës së enjte kur Fatos Nano u shfaq në “Opinion” një pjesë e madhe e opinionit publik ju njohën meritat se keni vënë në “rresht” edhe ish kryetarin e PS. Politikanët e kanë një cmim, a është cmimi i Fatos Nanos presidenca e shumëdëshiruar prej tij? A do ja plotësonit ju këtë dëshirë?

Rama: Ajo që mund të them që unë me Fatos Nanon kam një marrëdhënie shumë të bukur sot. Sepse nuk ka në mes asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve. Ai me vullnetin e tij është cuar nga tavolina e shahut dhe ka zgjedhur të hiqet me një dorëheqje pas një fushate elektorale. Dhe për mua Fatos Nano është një pikë referimi në sensin që ka qenë këtu ku jam unë. Duke qenë i zhveshur nga interesat dhe dinamikat e brendshme ka të gjithë jo vetëm eksperiencën por edhe qetësinë për të më dhënë opinionet e duhura kur ia kërkoj.

Jam unë që kërkoj opinionet e tij, nuk është ai që më ofrohet.

E vërteta është se ai nuk e ka pasur një paraardhës me eksperiencën e duhur dhe talentet e duhura për të nxjerrë përfundime për të ndihmuar pasardhësin. Unë e kam, është një asst, është fat dhe kënaqësi që në këtë detyrë të komunikosh me ata që e kanë pasur këtë detyrë përpara. Vetëm kush ka qenë këtu e kupton vetminë e majës. Të gjithë ata që nuk e kanë jetuar kujtojnë se në majë bëhet qejf, mbretërohet dhe jepen urdhra. Në majë je vetëm dhe errët të fryjnë nga të 4 anët. Dhe kur të të duhet të marrësh vendime je vetëm ti që duhet të marrësh vendim.

 

Prime Minister Edi Rama, when asked if Fatos Nano could be one of the candidates for President of the country, called the former Prime Minister “a reference point” as he said that “I am the one who seeks his opinions, he is not the one who is offered to me”.

In the press conference, Rama emphasized that “I have a very nice relationship with Fatos Nano today. “Because there is no interference from the political chess game between the actors.”

Question: Since Thursday, when Fatos Nano appeared in “Opinion”, a large part of the public opinion recognized the merits of putting the former chairman of the Socialist Party in the “line”. Politicians have a price, is Fatos Nano’s prize his much-desired presidency? Would you fulfill this wish?

Rama: What I can say is that I have a very nice relationship with Fatos Nano today. Because there is no interference from the political chess game between the actors. He has voluntarily been ousted from the chess table and has chosen to step down with an resignation following an election campaign. And for me Fatos Nano is a landmark in the sense that it has been here where I am. Being stripped of inner interests and dynamics everyone has not only the experience but also the composure to give me the right opinions when I ask.

I am the one who seeks his opinions, he is not the one who offers me.

The truth is that he did not have an ancestor with the right experience and talents to draw conclusions to help the offspring. I have it, it is an asst, it is luck and pleasure in this task to communicate with those who have had this task before. Only whoever has been here understands the loneliness of the top. All those who have not lived it remember that at the top it becomes fun, reigns and orders are given. At the top you are alone and dark to blow from 4 sides. And when you have to make decisions you are the only one who has to make a decision.