Gazetari Blendi Fevziu tregoi mbrëmjen e kësaj të hëne për një dhuratë që i kishte dërguar Ambasadores Amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, para Krishtlindjeve dhe faktin se ajo e kishte kthyer mbrapsht atë, për shkak se ligji amerikan nuk i lejon zyrtarët që të pranojnë dhurata, të cilat kushtojnë më shumë se 20 dollarë, nga individë dhe 392 dollarë nga shtetet.

“Para Krishtlindjeve i çova Ambasadores Amerikane një dhuratë modeste, që ishin dy sumbulla jeleku të bëra me filigram. Një gjë që ka një çmim relativisht modest. Pasi e mori dhuratën dhe pasi më falenderoi, më çoi një mesazh që tha nuk mund ta pranoj.

Dhe pasi më çoi një letër zyrtare, që është kjo këtu (tregon celularin), më thotë se nuk mund ta mbajmë, se ligji amerikan nuk lejon më shumë se 20 dollarë dhuratë të marrë nga individët dhe 392 dollarë nga shtetet. Pra, mbi 390 dollarë nuk lejohet nga shteti dhe mbi 20 dollarë nga individi. Dhe e ktheu dhuratën me gjithë falenderimet për xhestin. Ambasadorja Yuri Kim e ktheu…”

Gazetari tregoi se në përgjigje, ambasadorja kishte cituar edhe ligjin që e përcakton këtë, ndërsa lexoi edhe një fragment nga letra e saj.

“Dhe thotë: Ne do t’ju kthejmë këtë dhuratë, jo për t’ju ofenduar, as për t’ju vënë në siklet, por sepse kjo është në respekt dhe në mos shkelje të ligjit të qeverisë së SHBA dhe në respekt të taksapaguesve amerikanë”.

Journalist Blendi Fevziu told this Monday evening about a gift he sent to the US Ambassador to our country, Yuri Kim, before Christmas and the fact that she had returned it, because US law does not allow officials to accept gifts , which cost more than $ 20, by individuals and $ 392 by states.

“Before Christmas, I gave the American Ambassador a modest gift, which were two vest trousers made with watermarks. One thing that has a relatively modest price. After receiving the gift and thanking me, he sent me a message saying I could not accept it.

And after he sent me an official letter, which is here (shows the cell phone), he tells me that we can not keep it, that American law does not allow more than $ 20 gift received from individuals and $ 392 from states. So over $ 390 is not allowed by the state and over $ 20 by the individual. And returned the gift with all the thanks for the gesture. Ambassador Yuri Kim returned it… ”

The journalist said that in response, the ambassador had cited the law that stipulates this, while reading an excerpt from her letter.

“And he says, ‘We’re going to give you back this gift, not to offend you, not to embarrass you, but because it is in respect and not in violation of U.S. government law and in respect of taxpayers.’ Americans ”.