Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Ferizaj të Kosovës, ku një përleshje me thika ka përfunduar në vrasjen e një 24-vjeçari.

Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Ferizajt, përmes një komunikate drejtuar mediave, ku njofton se viktimë ka mbetur i riu B. Q.

“Rreth orës 20:10, policia ka marrë informatën për një rast të përleshjes mes disa personave ku një person është i lënduar me mjet të ftohtë-thikë. Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën 12 Qershori në Ferizaj. Viktima nga disa qytetarë është dërguar në emergjencë, ku rreth orës 21:30 minuta, nga mjeku kujdestar,jemi informuar se i njejti nga ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, derisa të dyshuarit janë në kërkim.

“Sipas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë mbledhur informata rreth të dyshuarve të mundshëm ku dhe janë bastisur disa lokacione, mirëpo nuk janë gjetur dhe të njejtit janë në kërkim policor deri në arrestimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

A tragic event occurred in Ferizaj, Kosovo, where a knife fight ended in the murder of a 24-year-old.

The case was confirmed by the Regional Police of Ferizaj, through a press release addressed to the media, where it announces that the victim was the young B. Q.

“Around 20:10, the police received information about a case of a fight between several people where one person was injured with a cold knife. The case happened in Ferizaj on 12 Qershori Street in Ferizaj. The victim was sent to the emergency room by some citizens, where at around 21:30, by the doctor on duty, we were informed that he had died “, announced the Police.

By order of the prosecutor, the dead body was sent for autopsy to the Institute of Forensic Medicine in Pristina, while the suspects are wanted.

“According to initial investigations, police investigators have gathered information about possible suspects where several locations were raided, but were not found and the same are wanted by the police until their arrest,” the statement said.