Dalin pamjet filmike kur njëri nga autorët e grabitjes mëngjesin e sotëm në Tiranë largohet me vrap me qesen me lekë në dorë. Autori ishte i maskuar, ndërsa është fiksuar nga kamerat e bizneseve duke u arratisur me shpejtësi në rrugicat e lagjeve.

Sipas policisë grabitja ndodhi rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzimin me rrugën “Mihal Duri”, ku 2 persona ende të paidentifikuar goditën me sende të forta dhe më pas i morën një shumë parash Qani Zilit, 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

Autorët kishin informacion për lëvizjet 55-vjeçarit duke e sulmuar dhe grabitur. Gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondave. Grabitësit në largim e sipër braktisën motorin me të cilin po lëviznin dhe u larguan me këmbë nëpër rrugica duke humbur gjurmët.

Pamjet filmike dhe provat e mundshme të lëna në motorin që braktisën mund të çojnë grupin hetimor në gjurmët e grabitësve.

The film footage comes out when one of the perpetrators of the robbery this morning in Tirana runs away with the bag of money in his hand. The perpetrator was disguised as he was caught on business cameras fleeing the neighborhood alleys.

According to the police, the robbery took place around 09:05, on “Kavaja” street at the intersection with “Mihal Duri” street, where 2 still unidentified persons hit with hard objects and then took a large amount of money from Qani Zili, 55 years old, who was transporting the monetary values ​​of a currency point by motor.

The perpetrators had information about the 55-year-old’s movements by attacking and robbing him. Everything happened within a few seconds. The robbers on the way abandoned the motorcycle they were driving and fled on foot through the alleys, losing track.

Film footage and possible evidence left on the abandoned engine could lead the investigative team to track down the robbers.