Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për Fjolla Morinën.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova është e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Fjolla u largua nga banesa në Kukës ku vuante dënimin arrest shtëpie në fillim të këtij viti dhe ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri.

Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi.

Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet. Por ende nuk është e qartë nëse Fjolla do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel.

Kujtojmë se Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet për Morinën, por gjykata u tregua më e ashpër.

Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.

The Prosecution at the Court of First Instance in Kukës has made a request for the international search for Fjolla Morina.

The singer, originally from Kosovo, was sentenced on March 25 by the Court of First Instance in Kukës to 6 years in prison for “trafficking in weapons and ammunition”.

Fjolla left her apartment in Kukës where she was serving a house arrest sentence earlier this year and has only been wanted in Albania.

The request together with the relevant material was launched on Tuesday in the direction of the General Prosecutor’s Office and was signed by the prosecutor Edmond Karriqi.

The General Prosecutor’s Office is the one that decides whether the request will be approved. But it is still unclear whether Fjolla will be declared internationally wanted without completing her trial on appeal.

Recall that the Prosecution had requested only 7 years for Morina, but the court was shown to be tougher.

The court earlier changed the classification of the criminal offense from illegal possession of weapons to arms trafficking, which aggravated the singer’s position.