*Pamjet bashkangjitur në këtë shkrim janë të rënda, por abcnews.al ka vendosur t’i publikojë për të sensibilizuar drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.*

Gazetari Aldo Kozarja ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë nga aksidenti në unazën e Elbasanit, ku duket e gjithë skena e frikshme si një makinë me shpejtësi merr përpara këmbësoren duke i shkaktuar vdekjen.

Më 12 Tetor Miranda Dashëhana po kalonte rrugën bashkë me motrën e saj. Rreth orës 20:24 të mbrëmjes ato dalin nga një lokal pranë një karburanti në unazën e qytetit, në Elbasan dhe ecin në drejtim të rrugës me vija të ndërprera, ku nuk ka lëvizje të shumtë makinash.

Të dyja bashkë ndjekin një hap duke u nisur drejt rrugës. Kur afrohen aty, presin pak sekonda sa kalojnë disa makina të pakta që përshkruajnë këtë zonë. Në momentin që rruga zbrazet hedhin hapin në asfalt. Në atë çast disa drita makinash reflektojnë mbi to. Një automjet që vjen nga larg afrohet me shpejtësi marramendëse te këmbët e tyre. Nga ana tjetër një kamion i cili ecën ngadalë, që duket se do të ndalojë tek pika e karburantit afrohet pranë tyre.

Motra e Mirandës, e cila ndodhet në anën nga po vinte makina shpejton hapin dhe hidhet në anën tjetër të rrugës, por Miranda nuk ia del dot të dalë matanë. Automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga një G.A.,banues në Elbasan nuk arrin të frenojë edhe për shkak të reshjeve të shiut, duke e marrë përpara dhe për pasojë e reja vdes në vend.
Burimi: Abcnews

* The images attached to this article are serious, but abcnews.al has decided to publish them to sensitize drivers and pedestrians. *

Journalist Aldo Kozarja has provided the video from the security cameras from the accident in the ring of Elbasan, where it seems the whole scary scene as a car speeding in front of the pedestrian causing his death.

On October 12, Miranda Dashëhana was crossing the street with her sister. Around 20:24 in the evening they leave a bar near a gas station in the city ring, in Elbasan and walk towards the road with dashed lines, where there is not much traffic.

The two of them follow a step towards the road. As they approach, they wait a few seconds for a few cars to pass through the area. The moment the road empties they step on the asphalt. At that moment some car lights reflect on them. A vehicle coming from afar is approaching their feet at breakneck speed. On the other hand a truck which walks slowly, which seems to be stopping at the gas station is approaching near them.

Miranda’s sister, who is on the side where the car was coming from, speeds up and jumps to the other side of the road, but Miranda can not get out. The “Volkswagen” type vehicle driven by a G.A., resident in Elbasan, fails to brake due to rain, taking it forward and as a result the young woman dies on the spot.
Source: Abcnews