Legjenda e futbollit italian, Paolo Rossi ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare, bëjnë me dije familjarët e tij.

Bashkëshortja Federica Cappelleti postoi një foto në Instagram me shkrimin “Përgjithmonë”. Ajo nuk dha asnjë shkak për vdêkjen e Rossit, por mediat italiane raportuan se ai ishte i sëmurë prej një kohë të gjatë.

Paolo Rossi udhëhoqi ekipin kombëtar italian drejt fitores së Kupës së Botës 1982. Ai ishte golashënuesi dhe lojtari më i mirë i kompeticionit që u zhvillua në Spanjë.

Një ndër momentet më të mira në karrierën e tij është 3 golëshi i shënuar ndaj Brazili që ishte ekip pretendent për fitoren e botërorit. Nga shumë fansa të futbollit kjo ndeshje e Rossit shikohet si një ndër momentet me të bukura në historinë e kampionatit botëror.

Rossi gati e humbi kompeticionin pasi u përjashtua nga futbolli për 2 vite për përfshirje në skandalin e trukimeve të ndeshjeve.

Italian football legend Paolo Rossi has passed away at the age of 64, his family members suggest.

Wife Federica Cappelleti posted a photo on Instagram with the caption “Forever”. She gave no reason for Ross’s death, but Italian media reported that he had been ill for a long time.

Paolo Rossi led the Italian national team to victory in the 1982. World Cup. He was the top scorer and player of the competition that took place in Spain.

One of the best moments in his career is the 3 goals scored against Brazil which was a contending team for the World Cup victory. This football match of Ross is seen by many football fans as one of the most beautiful moments in the history of the world championship.

Rossi almost lost the competition after being expelled from football for 2 years for involvement in the match-fixing scandal.