Për herë të parë në vendin tonë të dënuarit që janë mbi 60 vjeç do të kenë një burg të veçantë. Qeveria ka nisur punën për rindërtimin e një godine në Pojskë të Pogradecit. Në këtë institucion të ekzekutimit të veprave penale të sigurisë së ulët do të vuajnë dënimin 110 të dënuar mbi 60 vjeç ose të ata që janë për vepra të lehta, të cilët aktualisht janë në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit.

Në këtë burg do të punësohen 90 persona, staf mjekësor dhe policë burgjesh pasi të dënuarit në moshë të tretë kanë nevojë për më shumë përkujdesje shëndetësore dhe personale.

Godina e re do të rikonstruktohet me një fond total prej 200 milionë lekësh nga buxheti i shtetit, dhe pritet që puna të përfundojë brenda 2021. Sipas drejtorisë së përgjithshme të burgjeve në institucionet e vuajtjes së dënimit, grup-mosha ndërmjet 60 vjeç deri në 70 vjeç përbën rreth 3% të të dënuarve dhe grup-mosha mbi 70 vjeç përbën rreth 0.5% të tyre.

 

For the first time in our country convicts who are over 60 years old will have a special prison. The government has started work on the reconstruction of a building in Pojska, Pogradec. In this institution of execution of low security criminal offenses will serve the sentence 110 convicts over 60 years old or those who are for minor offenses, who are currently in other penitentiary institutions.

The prison will employ 90 people, medical staff and prison police as elderly convicts need more health and personal care.

The new building will be reconstructed with a total fund of ALL 200 million from the state budget, and the work is expected to be completed within 2021. According to the General Directorate of Prisons in penitentiary institutions, the age group is between 60 and 70 years old. years makes up about 3% of convicts and age group over 70 years makes up about 0.5% of them.