Antonia Nikolla nënë e tre fëmijëve (më parë u raportua katër fëmijë ), është shqiptarja e cila u gjet ditën e sotme, pasi kishte prej 12 ditësh e zhdukur.

27-vjeçarja u raportua e humbur nga familjarët e saj në datën 12 gusht në zonën e Iraklios në Kretë.

Bashkëshorti i saj ka njoftuar policinë greke se gruaja e tij është kthyer shëndoshë e mirë. Ende nuk dihen rrethanat se si ajo është kthyer sërish në banesë dhe arsyet e zhdukjes së saj.

Së fundmi është zbardhur edhe letra e lamtumirës që e reja shqiptare i la bashkëshortit të saj para se të zhdukej.

Në letër ajo shkruante:

Gjoni im, dua t’ju kërkoj falje, por nuk mund të duroj më. Kam duruar shumë deri më tani. Të kam dashur dhe të dua shumë! Nuk do ta harroj se si më shikuan ato sy ditën e parë që u takuam sepse ti më vështron ashtu edhe sot! Më pëlqen të shihem në sytë e tu sepse më admiron dhe më tregon se sa e rëndësishme jam për ty! Do të më mungojë shumë përqafimi yt! Faleminderit për tre krijesat e vogla që më dhurove, faleminderit për këtë familje të bukur që më dhurove. Merrni vajzat tona dhe shëroje shpirtin e tyre. Të dua shumë! Antonia…

Antonia Nikolla, mother of three children (previously reported four children), is the Albanian who was found today, after she had been missing for 12 days.

The 27-year-old was reported missing by her family on August 12 in the Heraklion area of ​​Crete.

Her husband has informed the Greek police that his wife has returned safe and sound. The circumstances of how she returned to the apartment and the reasons for her disappearance are still unknown.

Recently, the farewell letter that the young Albanian woman left to her husband before she disappeared has been revealed.

In the letter she wrote:

My John, I want to apologize to you, but I can no longer bear it. I have endured a lot so far. I loved you and I love you so much! I will not forget how those eyes looked at me the first day we met because you look at me like that today! I like to be seen in your eyes because you admire me and show me how important I am to you! I will miss your hug so much! Thank you for the three little creatures you gave me, thank you for this beautiful family you gave me. Take our daughters and heal their souls. I love you so much! Antonia …