Me mijëra njerëz i zuri pandemia e Covidit në vende të ndryshme, duke mbetur të bllokuar. E tillë është edhe historia e turistes franceze, e cila prej dy muajsh ka mbetur e bllokuar në Elbasan, por tani nuk dëshiron të largohet më nga këtu.

Sara Thival është një turiste franceze e cila me një grup shoqëror erdhi në Elbasan rreth 2 muaj më parë. Situata e pandemisë bëri që ajo të vihej para zgjedhjes së kthimit të menjëhershëm në vendin e saj apo qëndrimit në Shqipëri. Mundësia e udhëtimit të gjatë dhe e prekjes nga virusi në këtë udhëtim bëri që Sara të vendosë të qëndrojë në Elbasan dhe tashmë prej dy muajash qëndron këtu.

Sara Thival “Unë jam nga Franca dhe erdha në Shqipëri në 7 Mars. Pra u bënë 2 muaj ose më shumë. Ishte zgjedhja ime të qëndroja këtu. Kur nisi pandemia pata dy zgjedhje të kthehesha në francë, ose të qëndroja këtu. Në atë kohë në Francë ishte shumë e vështirë sepse kishte shumë raste kështu që unë vendosa të qëndroj, kjo edhe për faktin që nëse do të kthehesha duhet të merrja avionin dhe dy trena, udhëtimi ishte i gjatë dhe kishte shanse që unë të merrja virusin në këtë udhëtim”

Qëndrimi i gjatë në një familje shqiptare e bëri Sarën të dashurohej me këtë vend dhe tashmë dëshira e saj për t’u larguar nuk është shumë e madhe. Edhe pse Elbasani nuk është një qytet aq i madh e i bukur si Parisi, Sara nuk e ka me nxitim të largohet që këtu.

Sara Thival “Këto muaj po qëndroj në një familje shqiptare, ata vendosën të më mbanin në shtëpinë e tyre gjatë pandemisë dhe janë shumë të mirë me mua. Në fakt unë nuk dua të kthehen në Francë, jo për momentin, unë dua të vazhdoj udhëtimin tim. Nuk e di nëse kjo do të jetë e mundur në të ardhmen, por unë nuk do të dorëzohem derisa ti kem provuar të gjitha. Shqiperia është një vend shumë i bukur. Unë kisha një mike e cili vinte shumë shpesh në Shqipëri dhe gjithmonë fliste shumë mirë për këtë vend. Kështu që unë doja të vija këtu dhe të rrija për një kohë të gjatë dhe po e shijoj qëndrimin tim këtu”

Thousands of people were taken hostage by Covid’s pandemic in various locations. Such is the story of the French tourist, who has been stranded in Elbasan for two months, but now does not want to leave.

Sara Thival is a French tourist who came to Elbasan with a social group about 2 months ago. The pandemic situation put her in front of the choice of returning immediately to her home country or staying in Albania. The possibility of a long trip and being affected by the virus on this trip made Sara decide to stay in Elbasan and has been here for two months now.

Sara Thival “I am from France and I came to Albania on March 7. So it took 2 months or more. It was my choice to stay here. When the pandemic started, I had two choices: go back to France, or stay here. At that time in France it was very difficult because there were so many cases so I decided to stay, this also for the fact that if I came back I would have to take the plane and two trains, the trip was long and there was a chance I would get the virus in this trip ”

Long stay in an Albanian family made Sarah fall in love with this place and now her desire to leave is not very great. Although Elbasan is not as big and beautiful a city as Paris, Sara is in no hurry to leave.

 Sara Thival “These months I am staying in an Albanian family, they decided to keep me in their house during the pandemic and they are very good with me. In fact I don’t want to go back to France, not at the moment, I want to continue my journey. I don’t know if this will be possible in the future, but I will not give up until I have tried it all. Albania is a very beautiful place. I had a friend who came to Albania very often and always spoke very well about this country. So I wanted to come here and stay for a long time and I’m enjoying my stay here.