Është zbardhur dëshmia e Përparim Ademit pasi vrau Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin pas dyshimeve për tradhtinë e kësaj të fundit me një djalë të quajtur Besmir. Autori 59-vjeçar kreu krimin më 31 Dhjetor 2020 dhe ka rrëfyer para policisë se kishte lidhje jashtëmartesore me dy motrat, por së fundmi ishte fokusuar tek Zhaneta sepse Kristina kishte një marrëdhënie me një person në Greqi, por as ajo nuk i shpëtoi plumbave të kallashnikovit.

Në dëshminë që ka publikuar emisioni Uniko, Përparim Ademi tha: “Me Zhanetën dhe me Kristinën kam patur njohje që para 30 vitesh me të cilat kam patur lidhje jashtë martesore. Unë kam dhe fëmijë me dy shtetaset. Unë kam punuar me këto dy shtetase në shtetin e Greqisë dhe Francës për disa vite. Rreth 3 vite më parë Kristina është martuar në shtetin e Greqisë. Unë kam vazhduar akoma lidhje me Zhanetën. Marrëdhënia midis meje dhe Zhanetës ka qenë e mirë deri disa ditë më parë kur unë kam dyshuar se Zhaneta kishte një lidhje intime me nje shtetas me emrin Besmir.

Ky shtetas punonte në një fabrikë me Zhanetën. 5 ditë para ngjarjes unë kam vajtur për drekën e Krishtlindjeve tek shtëpia e tyre në Astir dhe nga Kristina dhe sidomos nga Zhaneta më është deklaruar se ishte hera e fundit që i takoja dhe se nuk kisha më punë në atë shtëpi dhe duhet të ndërprisja marrdhëniet me to. Jam larguar dhe deri një ditë para ngjarjes nuk kam patur më kontakt dhe takim me asnjërën. Më datën 30.12.2020 në mëngjes kam vajtur poshtë pallatit të Zhanetës dhe aty e kam pritur nga ora 06:00 e mëngjesit kohë në të cilën ajo dilte për punë. Më pas nën kërcënimin e një thike e kam marrë me vete dhe e kam futur në makinën time Volkswagen Tiguan.

Nga aty e kam çuar në Krrabë nga rruga e vjetër e Elbasanit dhe atje kam ndaluar në një vend pranë lapidarit nja 500 metra më lart. Kemi biseduar dhe kam dashur ta detyrojë të kthehej me mua dhe të shkëputej nga ai person. Fillmisht m’u duk sikur Zhaneta pranoi të rikthehej. I thashë të shkonim në një hotel pranë 21 Dhjetorit dhe të flisnin aty. Pasi kemi shkuar në hotel kemi kryer marrëdhënie me dëshirën e saj dhe pa përdorur dhunë në asnjë moment. Pasi dolëm ajo zbriti pranë ish-parkut të autobusave se donte të ecte në këmbë. Në darkë kur isha në shtëpi më ka marrë në telefon Kristina dhe Zhaneta duke më thënë që i kisha kërcënuar rrahur e përdhunuar Zhanetën. Për këtë arsye do më bënin denoncim dhe do më fusnin në burg. Më thanë se duhet ta lija të lirë Zhanetën të vazhdonte me atë djalin. Të nesërmen në mëngjes kam shkuar tek puseta e shtëpisë ku mbaja automatikun që e mbaja që nga ‘97.

Kam qëndruar duke menduar çfarë të bëja dhe në një moment e ndava mendjen duke i thënë vetes se tradhëtia ka vetëm një çmim, vdekjen. E binda fort veten për këtë gjë. E pastrova armën me kujdes, e mbështolla me ca lecka dhe pastaj me një çantë, si dhe e mbusha e kisha gati.

Më pas mora në telefon nipin tim dhe e mora me vete, mora biçikletën me vete dhe vendosa çantën dhe shkuam në Astir deri tek shtëpia e Zhanetës. E mora nipin që t’i binte ziles se po të më shikonin mua nuk do ma hapnin derën. Pasi shkuam tek pallati i Zhanetës u ngitëm në kat të tretë të dy bashkë me nipin dhe nxorra armën nga çanta dhe i thashë nipit të trokiste derën. Sapo u hap dera doli Kristina dhe ka shtyrë derën me qëllim që ta mbyllte, por unë e shtyva me forcë dhe hyra brenda në korridor. Sapo më panë me armë në dorë Zhaneta dhe Kristina filluan të ulërijnë me të madhe dhe më shtynë përpara që të më nxirrnin jashtë. Isha i tensionuar dhe qëllova në drejtim të të dyjave. Më pas u futa në sallon dhe u ula në divan dhe vendosa automatikun mes këmbëve dhe tytën poshtë mjekrës me qëllim që të vrisja veten, por arma nuk kishte më plumba. Pastaj dola nga banesa dhe jam nisur në drejtim të policisë për tu dorëzuar”.

Përparim Ademi’s testimony has been uncovered after he killed Kristina Bardhi and Zhaneta Metani after suspicions of the latter’s betrayal with a boy named Besmir. The 59-year-old perpetrator committed the crime on December 31, 2020 and confessed to the police that he had an extramarital affair with the two sisters, but recently focused on Janet because Kristina had an affair with a person in Greece, but she did not escape the Kalashnikov bullets either. .

In the testimony published by the show Uniko, Përparim Ademi said: “I have known Zhaneta and Kristina since 30 years ago, with whom I had an extramarital affair. I also have children with two citizens. I have worked with these two citizens in the state of Greece and France for several years. About 3 years ago Kristina got married in the state of Greece. I still have a connection with Janet. The relationship between me and Zhaneta was good until a few days ago when I suspected that Zhaneta had an intimate relationship with a citizen named Besmir.

This citizen worked in a factory with Janet. 5 days before the event I went for Christmas lunch to their house in Astir and Kristina and especially Zhaneta told me that it was the last time I met her and that I no longer had a job in that house and I had to end my relationship with them. I left and until the day before the event I had no contact or meeting with anyone. On 30.12.2020 in the morning I went down to Zhaneta’s palace and there I waited for her from 06:00 in the morning time at which she was going out for work. Then under the threat of a knife I took it with me and put it in my Volkswagen Tiguan car.

From there I took him to Krrabë from the old road of Elbasan and from there I stopped at a place near the monument some 500 meters above. We talked and I wanted to force him to come back to me and break away from that person. At first it seemed to me that Janet agreed to come back. I told him to go to a hotel near December 21 and talk there. After we went to the hotel we had intercourse with her desire and without using violence at any moment. After we got out she got off near the former bus park that she wanted to walk. At dinner when I was at home, Kristina and Zhaneta called me and told me that I had threatened to beat and rape Zhaneta. For this reason they would denounce me and put me in jail. I was told that I should release Janet to continue with that boy. The next morning I went to the well of the house where I kept the machine gun I had kept since ‘97.

I stood thinking about what to do and at one point I parted my mind telling myself that betrayal has only one price, death. I strongly convinced myself of this. I cleaned the gun carefully, wrapped it in a few rags and then a bag, and stuffed it and got it ready.

Then I called my nephew and took him with me, I took my bicycle with me and I packed my bag and we went to Astir to Zhaneta’s house. I took my nephew to ring the bell that if they looked at me they would not open the door for me. After we went to Janet’s palace we both climbed to the third floor together with the nephew and took the gun out of the bag and told the nephew to knock on the door. As soon as the door opened Kristina came out and pushed the door in order to close it, but I pushed hard and entered the hallway. As soon as they saw me with a gun in my hand, Janet and Kristina started screaming loudly and pushed me forward to get me out. I was tense and shot in both directions. I then got into the living room and sat on the couch and placed the machine gun between my legs and the barrel under my chin in order to kill myself, but the gun no longer had bullets. “Then I left the apartment and went to the police to surrender.”