Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimet mafioze të ndodhura së fundmi në qytetin e Elbasanit.

Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllanaj dyshohet të jenë autor edhe në ekzekutimin e datës 21 korrik ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani.

Emiljano Ramazani u ekzekutua në makinën e tij pranë banesës.

Bëhet e ditur se pas krahasimit të pamjeve filmike dyshohet se Klevis Kapllanaj mund të jetë ekzekutori i Emiljano Ramazanit.

Sipas burimeve nga grupi hetimor njoftohet se ka përputhshmëri karakteristikash të Klevis Kapllanajt me autorin që qëlloi mbi 39-vjeçarin.

Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllanaj kanë qenë miq të ngushtë mes njeri-tjetrit, por pas ekzekutimit që dyshohet se kanë kryer bashkë marrëdhëniet e tyre janë përkeqësuar për një sasi parash.

Dyshohet se pikërisht ky konflikt i lindur mes tyre, të jetë bërë shkak që Nuredin Dumani ta ketë ekzekutuar shokun e tij, për të humbur gjurmët në lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit.

Klevis Kapllanaj dyshohet të jetë edhe personi që vendosi armën në servisin në pronësi të Albert dhe Seit Manahasës në qytetin e Peqinit.

New details have emerged from the recent mafia executions in the city of Elbasan.

Nuredin Dumani and Klevis Kapllanaj are suspected to be perpetrators in the execution on July 21, where Emiliano Ramazani was killed.

Emiliano Ramazani was executed in his car near the apartment.

It is known that after comparing the film footage, it is suspected that Klevis Kapllanaj may be the executor of Emiliano Ramazan.

According to sources from the investigative group, it is reported that there is a match of characteristics of Klevis Kapllanaj with the perpetrator who shot the 39-year-old.

Nuredin Dumani and Klevis Kapllanaj have been close friends with each other, but after the execution they allegedly committed together, their relationship deteriorated for a certain amount of money.

It is suspected that exactly this conflict born between them, has caused Nuredin Dumani to have executed his friend, to lose track of the execution of Emiliano Ramazan.

Klevis Kapllanaj is also suspected to be the person who placed the weapon at the service station owned by Albert and Seit Manahasa in the city of Peqin.