Nga janari nuk do të ketë më sportele, 90% e aplikimeve për dokumente online

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot lajmin e shumëpritur për qytetarët: Mbylljen e sporteleve të aplikimit për dokumente shtetërore, pasi duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm 90% e këtyre shërbimeve do të jepet online për të gjithë qytetarët.

“E nisëm 6 vjet më parë me vetëm 3 shërbime online dhe sot kemi mbi 350 shërbime që ofrohen online nëpërmjet portalit e-Albania. Duke qenë se kemi fuqinë gjithmonë e më të rritur të kapaciteteve të platformës, mendoj që ka ardhur koha të bëjmë një hap të madh përpara dhe të kalojmë duke filluar nga viti i ardhshëm për një periudhë relativisht të shkurtër në heqjen e të gjitha letrave, dosjeve, dokumenteve për kërkesat e qytetarëve në masën mbi 90%,” – u shpreh Kryeministri Rama.

Kryeministri tha se kjo do të shënojë një fazë të revolucionit që do t’i japë fund vara-vingove të qytetarëve me letra, dosje e dokumenteve nëpër zyra shtetërore, duke kursyer kohën e shpenzuar të qytetarëve në radhë, por më e rëndësishmja, duke zhdukur përfundimisht korrupsionin në administratë.

“Duke filluar nga viti i ardhshëm do hyjmë në një fazë të re revolucioni që ka nisur në disa drejtime te shërbimet, që do jetë një përmbysje e madhe, sepse shumë shërbime nuk do jepen më duke u kërkuar qytetarëve të vijnë te sporteli, por duke iu dhënë mundësinë të aplikojë online. Të mos marrë mundimin qytetari të niset nga ana e anës për të shkuar e për të mbajtur radhë, apo të gjejë me humor të mirë atë që gjen në sporte, të mos harxhojë asnjë minutë, asnjë lekë për të marrë një shërbim, por ta marrë nga telefoni, apo nga kompjuteri. Jam besimplotë që brenda 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm do mbyllim sportelet në një masë të madhe për aplikime. QKB me derë të hapur për të regjistruar biznes s’do ketë më. Biznesi do regjistrohet drejtpërdrejt nga shtëpia. Natyrisht që jo të gjitha mund të bëhen menjëherë, por 90% mund të bëhen menjëherë. P.sh., Kadastrën, që është problem i madh, do e studiojmë. Do mbarojë historia e vara-vingove. Korrupsioni në këtë nivel do zhduket, ndërkohë që platforma do hyjë në një fazë të re, ku do bëjë monitorimin e këtyre volumeve”, – u shpreh më tej Kryeministri.

Kreu i Qeverisë tha se asnjë qytetari nuk do i kërkohet më asnjë dokument shtetëror në zyrat shtetërore, pasi këtë do ta bëjë vetë administrata për qytetarin.

“Jo vetëm kaq, por, do të heqim kërkesën për qytetarët që të sjellin dokumente shtetërore, që do të thotë që, nëse bën një kërkesë dhe duhen 20 dokumente, nga këto 1, 2, 3 janë private, pra është një vërtetim bankar, nga vendi i punës në privat, etj., do t’i gjesh vetë. Dokumentet shtetërore do t’i kërkojnë dhe do i gjejnë për qytetarin ata që rrinë te sporteli dhe janë mësuar vetëm t’i thonë qytetarit “shko gjeje”. Jo fare”, – tha Rama.

Kryeministri Edi Rama i bëri këto deklarata në aktivitetin e përjavshëm të prezantimit të disa prej rasteve të suksesit të Platformës së Bashkëqeverisjes, në Kryeministri.

From January there will be no more counters, 90% of online document applications

Prime Minister Edi Rama today gave the long-awaited news to the citizens: Closing the application windows for state documents, since starting next January 90% of these services will be provided online to all citizens.

“We launched it 6 years ago with only 3 online services and today we have over 350 services offered online through the e-Albania portal. Given the ever-increasing power of platform capacity, I think it’s time to take a big step forward and move on from next year to a relatively short period in removing all papers, files , documents on the requests of the citizens to the extent of 90%, ”said Prime Minister Rama.

The prime minister said that this would mark a phase of revolution that would end citizens ‘scribbling on letters, files and documents in state offices, saving citizens’ time spent queuing, but more importantly, disappearing eventually corruption in the administration.

“Starting next year we will enter a new phase of the revolution that has begun in some areas of services, which will be a major upheaval because many services will no longer be provided by asking citizens to come to the counter, but by given the opportunity to apply online. Do not bother trying to leave the side of the road to go to the queue, or find in good humor what you find in sports, spend no minutes, no money to get a service, but get it from the phone, or from the computer. I am confident that within the first 6 months of next year we will close the counters to a large extent for applications. NBC with open door to register business no longer. The business will be registered directly from home. Of course not all can be done immediately, but 90% can be done immediately. For example, we will study the Cadastre, which is a major problem. The story of Vara-Vingo will end. Corruption at this level will disappear, while the platform will enter a new phase, where it will monitor these volumes ”, – said the premier.

The head of the government said that no citizen will be required any more state documents in state offices, as the administration itself will do for the citizen.

“Not only that, but we will remove the requirement for citizens to bring state documents, which means that if you make a request and need 20 documents, 1, 2, 3 of them are private, so it’s a bank certificate, from workplace to private, etc., you will find them yourself. State documents will search and find for the citizen those who sit at the counter and are used to just telling the citizen “go find”. Not at all, ”Rama said.

Prime Minister Edi Rama made these statements in the weekly activity of presenting some of the success stories of the Co-operation Platform in the Prime Minister.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here