Drejtuesi politik i PD në Elbasan ka treguar me detaje ngjarjen e sotme në Elbasan ku mbeti i vrarë aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Bardhi ka bërë përgjegjës të drejtpërdrejtë Talant Ballën për atë që ndodhi sot në Elbasan, i cili sipas tij ka aktivizuar në fushatë njerëz të krimit.

Demokrati sqaron se kanë marrë informacion se një mjet pa targa i drejtuar nga Met Dafllaku po qarkullonte në lagjen “5 Maj” dhe shpërndante para në këmbim të votës.

Bardhi thotë se kanë njoftuar strukturat e Mbrojtjes e Votës, që është ngritur në PD të shkonin ta verifikonin. Sipas tij, Strukturat e Mbrojtës se Votës kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit, të pastër dhe asnjë precedent penal. Bardhi shton se pasi kjo njësi e verifikoi informacionin, ato kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit.dhe është njoftuar drejtpërdrejtë Drejtori i Policisë Vendore Elbasan.

Lexo edhe: Vrasja në Elbasan, shoqërohen disa anëtarë të sigurisë së drejtuesve politik të PD-së

Ndërkohë që Policia e Shtetit ka qenë duke kryer veprimet përkatëse, ai thotë se në këtë moment kanë ardhur në vendin e ngjarjes një grup personash të tjerë, me disa makina. Bardhi thotë se në këtë moment, në prezencë të Policisë së Shtetit, në tentativë për të mundësuar largimin e makinës dhe personit që po blinte vota, një nga personat qe dyshohet të jetë Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar kanë hapur zjarr.

Demokrati shton më tej se autori Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi i tij, por është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasa

“Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, sic u dezinformua me dashje media. Unë jam prej ditës së parë në fushatë i shoqëruar nga të rinjtë dhe nga ekipi im, dhe nuk kam nevojë për badigardë. Por po, ai është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës,” shprehet ai.

Deklarata e plotë:

Fillimisht dua të shpreh në emër të Partisë Demokratike keqardhjen për ngjarjen e rëndë dhe ngushëllimet familjes së të ndjerit, si dhe shërim të shpejtë të gjithë personave të plagosur dhe efektives se Policisë së Shtetit. Asgjë nuk është më e rëndësishme se siguria publike, se jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Për këtë i kërkoj policisë dhe prokurorisë të kryejnë një hetim të plotë, profesional dhe transparent për gjithë ngjarjen, për shkaqet, motivet dhe autorët.

Konflikti politik i nxitur nga Partia Socialiste që prodhon tension cdo moment, në përpjekjen për të mbajtur pushtetin me cdo kusht, dhe për të mos lënë qytetarët të votojnë të lirë, nuk ndihmon Elbasanin, nuk e ndihmon procesin zgjedhor, nuk e ndihmon Shqipërinë dhe shqiptaret qe jane te etur per ndryshim.

Ajo që ka ndodhur sot është drejtpërdrejtë përgjegjësi e Taulant Ballës. Angazhimi i eksponentëve të krimit të organizuar në zgjedhje dhe nxitja për të kryer krime elektorale është përgjegjësi e tij. Ai po ben cdo gje te paligjshme, qe te ruaje privilegjet, qe te ruaje pushtetin e tij personal.

Taulant Balla nën panikun e humbjes po bashkepunon me bandat e tij, ne perpjekje per te organizuar si ne zgjedhjet e kaluara strukturat kriminale te blerjes se votes.

Sot kur morëm informacione te sigurta, që një automjet pa targa po levizste në lagjen 5 Maj, e drejtuat nga një person i quajtur Met Dafllaku, dhe në mes të ditës, në mes të lagjes, në mënyrë demostrative, po shpërndante para në këmbim të votavedhe po mblidhte karta identiteti, ne njoftuam strukturat e Mbrojtjes e Votës, te shkonin ta verifikonin. Strukturat e Mbrojtes se Votes kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit, të pastër dhe asnjë precedent penal. Pasi kjo njesi e verifikoi informacionin, ato kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Është njoftuar drejtëpërdrejtë Drejtori i Policisë Vendore Elbasan.

Pas mbërritjes së disa efektivëve të Policisë së Shtetit, me në krye Nëndrejtorin e Policisë Elbasan, strukturat tona kanë kërkuar që Policia të kryejë veprimet proceduriale në përputhje me ligjin. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka qenë duke kryer veprimet përkatëse, në ndihmë të shtetasit Met Dafllaku që po shpërndante para në këmbim të votës kanë ardhur një grup personash të tjerë, me disa makina, një pjesë e të cilave të blinduara. Ne keto makina ndodheshin anëtarë te krimit të organizuar, që janë denoncuar nga ana jonë në SPAK, por edhe publikisht si dhunuesit e qytetarëve të elbasanit në Ditën e Verës.

Ne kete moment, ne prezencë të Policisë së Shtetit, në tentativë për të mundësuar largimin e makinës dhe personit që po blinte vota, një nga personat qe dyshohet te jete Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga strukturat tona, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës. Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan. Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve.

Per kete ngjarje te rende qe cenon rende procesin elektoral ne nxisim prokurorinë të hetojë në mënyrë të plotë, të paanshme,

të shpejtë dhe transparente ngjarjen. E gjithë zona është e pajisur me kamera sigurie dhe pamjet mbi ngjarjen janë evidente dhe mund e duhet të bëhen publike.

Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, sic u dezinformua me dashje media. Unë jam prej ditës së parë në fushatë i shoqëruar nga të rinjtë dhe nga ekipi im, dhe nuk kam nevojë për badigardë.

Por po, ai është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve tona, si njohës i ligjit, menjëherë pas ngjarjes, është dorëzuar vetë në polici, për të sqaruar rrethanat e plota dhe për tu vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

I bëj thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike që të ruajnë qetësinë dhe të garantojnë zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme në qarkun Elbasan.

Ne e refuzojmë dhunën. Elbasani meriton rend e qetësi, meriton zgjedhje të lira e të ndershme.

The political leader of the Democratic Party in Elbasan has told in detail today’s event in Elbasan where the SP activist, Pjerin Xhuvani was killed and four others were injured.

Bardhi has made Talant Balla directly responsible for what happened today in Elbasan, who according to him has activated crime people in the campaign.

The Democrat explains that they have received information that a vehicle without license plates driven by Met Dafllaku was circulating in the neighborhood “5 May” and distributing money in exchange for the vote.

Bardhi says that they have informed the structures of the Vote Defense, which has been set up in the Democratic Party, to go and verify it. According to him, the Voter Protection Structures are composed of former employees of the State Police, clean and no criminal record. Bardhi adds that after this unit verified the information, they requested the intervention of the State Police. And the Director of the Elbasan Local Police was notified directly.

Read also: The murder in Elbasan, accompanied by some members of the security of the political leaders of the Democratic Party

While the State Police has been carrying out the relevant actions, he says that at this moment a group of other people have arrived at the scene, with several cars. Bardhi says that at this moment, in the presence of the State Police, in an attempt to enable the departure of the car and the person who was buying votes, one of the persons suspected to be Klement Xhaferri, but also other unidentified citizens opened fire.

The Democrat further adds that the author Arbër Paplekaj is not his companion, but is part of the Structure for the Protection of the Vote in Elbasa

“Arbër Paplekaj is not my companion, as the media deliberately misinformed. I am from the first day of the campaign accompanied by the youth and my team, and I do not need bodyguards. But yes, he is part of the Voting Protection Structure in Elbasan. He is not a criminal. “Not even a killer,” he said.

Full statement:

First of all, I would like to express on behalf of the Democratic Party the condolences for the serious event and the condolences of the family of the deceased, as well as the speedy recovery of all the injured and effective members of the State Police. Nothing is more important than public safety, than the life and health of citizens. For this I ask the police and the prosecution to conduct a full, professional and transparent investigation into the whole event, the causes, motives and perpetrators.

The political conflict instigated by the Socialist Party that produces tension at all times, in the attempt to retain power at all costs, and to prevent citizens from voting freely, does not help Elbasan, does not help the electoral process, does not help Albania and Albanians who are eager for change.

What happened today is the direct responsibility of Taulant Ballës. Engaging exponents of organized crime in elections and inciting them to commit electoral crimes is his responsibility. He is doing everything illegal, to preserve privileges, to preserve his personal power.

Taulant Balla under the panic of loss is collaborating with his gangs, in an attempt to organize as in the last elections the criminal structures of vote buying.

Today, when we received reliable information that a vehicle without license plates was moving in the neighborhood of May 5, you were driven by a person named Met Dafllaku, and in the middle of the day, in the middle of the neighborhood, he was demonstratively distributing money in exchange for was collecting ID cards, we notified the structures of the Vote Defense, to go and verify it. The Vote Defense structures are composed of former employees of the State Police, clean and with no criminal record. After this unit verified the information, they requested the intervention of the State Police. The Director of the Elbasan Local Police was notified directly.

After the arrival of some members of the State Police, headed by the Deputy Director of the Elbasan Police, our structures have requested that the Police carry out procedural actions in accordance with the law. While the State Police was carrying out the relevant actions, a group of other people came to the aid of the citizen Met Dafllaku who was distributing money in exchange for the vote, with several cars, some of which were armored. In these cars were members of organized crime, who were denounced by us in the SPAK, but also publicly as rapists of the citizens of Elbasan on Summer Day.

At this moment, in the presence of the State Police, in an attempt to enable the departure of the car and the person who was buying votes, one of the persons suspected to be Klement Xhaferri, but also other citizens unidentified by our structures, pulled out his weapon. and fired at members of the Vote Protection Structure. Pavlo Vuksani and Emiliano Prenga, two former employees of the State Police, were injured there.