Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi, ka qenë mjaft i ashpër sot me drejtuesin politik të PS-së Taulant Balla, drejtuesit e institucioneve vendore dhe madje edhe me Drejtorin e Policisë dhe Drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit.

Bardhi paralajmëroi se ka njoftime që administrata po kërcënohet me largim nga puna. Ndërkohë një paralajmkrim ka edhe për Drejtorin e Policisë dhe Drejtuesin e Prokurorisë.

“Ne jemi tërësisht të angazhuar që të krijojmë të gjitha kushtet për të garantuar zgjedhje të lira në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Personalisht u kam garantuar qytetarëve të Elbasanit që të votojnë të lirë. Nuk ka asnjë kundërshtar politik që ka 8 apo 16 vite që mund të na trembë, pasi përsërit çdo 4 vit të njëjtat gënjeshtra, kjo më motivon që të sjell një model ndryshe nga ai i Taulant Ballës.

Besoj se ju keni shkuar dhe keni parë që bashkitë e Librazhdit dhe Prrenjasit vazhdojnë të jenë si para 8 vitesh, mund të gënjejë në televizor se ka nxjerrë nga mjerimi qytetarët e Elbasanit, por qytetarët e dinë shumë mirë gjendjen se ku ndodhen. Është një nga qarqet me numrin më të madh të të papunëve, dhe vetëm në 6 vitet e fundit janë larguar 75 mijë persona nga i gjithë qarku, duke braktisur vendin e tyre.

Secili prej banorëve të këtij qarku do të votojë për ndryshimin. Unë nuk jam partizan i numrit dhe i shifrave, atë do ta përcaktojë vullneti i qytetarëve të Elbasanit, dhe si drejtues politik ti pëtgjigjem me korrektësi çdo kërkesë së tyre”, tha Bardhi.

Ndërkohë që Bardhi denoncoi dhe përfshirjen e drejtuesve të insitucioneve në fushatat elektorale, dhe sipas tij ka të dhëna që po kërcënohen punonjësit.

“Po mbledhim të dhëna konkrete për përfshirjen e drejtuesve të institucioneve në fushatë elektorale, po mbledhim të dhëna për kërcenime nga drejtues të institucioneve shtetërore për punonjësit e policisë dhe drejtësisë.

Drejtori i policisë së qarkut dhe çdo drejtues i policisë vendore është nën monitorimin e PD-së do të duhet të zbatojë ligjit nuk duhet t’i shërbejë krimit të organizuar. Çdo punonjës i policisë duhet të zbatoj ligjet e shtetit”, u shpreh Bardhi nga Elbasani.

The political leader of the Democratic Party in Elbasan, Gazment Bardhi, has been quite harsh today with the political leader of the Socialist Party Taulant Balla, the leaders of local institutions and even with the Director of Police and the Head of the Prosecutor’s Office of Elbasan.

Bardha warned that there are reports that the administration is being threatened with dismissal. Meanwhile, there is a warning for the Director of Police and the Head of the Prosecution.

“We are fully committed to creating all the conditions to guarantee free elections in Elbasan and throughout Albania. I personally guaranteed the citizens of Elbasan to vote freely. There is no political opponent who has 8 or 16 years that can scare us, as he repeats the same lies every 4 years, this motivates me to bring a model different from that of Taulant Ballës.

I believe that you have gone and seen that the municipalities of Librazhd and Prrenjas continue to be the same as 8 years ago, you can lie on TV that it has brought the citizens of Elbasan out of misery, but the citizens know very well where they are. It is one of the counties with the highest number of unemployed, and in the last 6 years alone, 75,000 people have left the entire county, leaving their country.

Each of the residents of this county will vote for the change. I am not a partisan of numbers and figures, it will be determined by the will of the citizens of Elbasan, and as a political leader to respond correctly to their every request “, said Bardhi.

While Bardhi denounced the involvement of the heads of institutions in election campaigns, and according to him there are data that employees are being threatened.

“We are collecting concrete data on the involvement of the heads of institutions in the election campaign, we are collecting data on threats from heads of state institutions to police and justice employees.

The director of the district police and every local police chief is under the monitoring of the DP will have to enforce the law and should not serve organized crime. “Every police officer must follow the laws of the state”, said Bardhi from Elbasan.