Gazment Bardhi,drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, ka listuar personat që sipas tij po bëjnë krime zgjedhore në zonën e Elbasanit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Ndër të tjera, Bardhi thekson se lista së bashku me provat që këta përsona po merren me shitblerje vote, mbledhje kartash identiteti, dhe krime të tjera elektorale, i është dorëzuar SPAK. Ai thekson se pavarësisht përpjekjeve të fshehta, banda e Rilindjes nuk do ia dalë dot të përballë qytetarëve të ndershëm.

Deklarata e plotë:

Edhe 13 ditë na ndajnë nga dita ku secili prej jush do të ushtrojë pushtetin dhe përgjegjësinë e tij për të ardhmen e familjes dhe fëmijëve tuaj.

Që nga dita e parë unë personalisht, ekipi dhe strukturat e Partisë Demokratike, jemi angazhuar për të garantuar vullnetin tuaj të lirë, vendimmarrjen tuaj të pa ndikuar nga kërcënimet dhe paratë e pista të krimit dhe korrupsionit.

Gjatë javës së fundit, për shkak se kanë kuptuar braktisjen masive nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Elbasanit, pasi ja keni thënë në sy vendimin tuaj se në 25 Prill do të votoni për ndryshimin, Taulant Balla ka ngritur një rrjet kriminal për mbledhjen e kartave të identitetit dhe blerjen e votave.

Jam sot në këtë komunikim me ju, për të njoftuar se pas evidentimit të të gjitha rasteve, kemi dorëzuar dosjen e plotë me të dhëna pranë SPAK ndaj disa shtetasve për veprat penale “Grup i Strukturuar Kriminal”, “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit”, dhe “Shpërdorimi i autoritetit policor”.

Disa nga shtetasit e kallëzuar në SPAK, janë:
· Taulant Balla, organizator i skemës
· Gjergj Luca në zonën Labinot Fushë dhe Labinot Mal.
· Aurel Kaja ka ngritur një rrjet personash, që bën shpërndarjen e parave në këmbim të votës për Partinë Socialiste.
· Ardian Peqini në Lagjen e “Kinezëve” dhe tek zona e njohur si “Isllat”.
· Dashamir Myzeqari në lagjen e njohur si “tek Çerdhja”.
· Artan Firaku, Gëzim Rusi dhe Xhevahir Njelina tek lagja “5 Maji”.
· Ledi Hoti (Ledian) dhe Arben Veseli në Bradashesh.
· Arjan Sinani ne zonen e 11 Nëntori dhe zonën e quajtur “Harqet – Firakasit”.
· Dhurata Mata në lagjen “Emin Matraxhiu”.
· Gentian Sharra në zonën e Bradasheshit dhe Fushë Mbretit.
· Themistokli Bebi në lagjen “Clirimi”.
· Tit Muzhaqi dhe Gent Derzeza në lagjen 11 Nëntori.
· Arian Ibershimi në lagjën “Dyli Haxhire”.
· Met Peqini (Meti Tujës) dhe Tit Caka, në lagjen e njohur si “Rruga e re e Trenit”.
· Shaqir Prroi, Donald Varfi dhe Shyqeri Hoxha, në lagjën “Haxhias”.
· Afrim Vullnetari, në lagjën “5 Maj”, në lokalin e njohur si “Lokali me Harqe”, që shërben edhe si bazë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit.
· Fadil Meta, Gent Sharra, Klement Xhaferri, dhe Durim Sadiku në lagjën “Fushë-Mbret”.

Materialet e plota për këta shtetas dhe shumë të tjerë, në total 43 persona, janë dorëzuar në SPAK. Ne e nxisim organin e akuzës të veprojë më shpejtësi, t’i shërbejë ligjit dhe interesit publik, duke proceduar penalisht personat e përfshirë.

Po sot kam një mesazh për secilin prej tyre.

Nuk ka krim elektoral, sado në errësirë e në fshehtësi të kryhet, që të mos zbulohet dhe ndëshkohet. Cilido prej tyre do të përgjigjet.

Duhet të keni parasysh, se ne do të ndërmarrim çdo nisëm, çdo instrument ligjor, dhe do të nxisim dëshmitarë të drejtësisë që të bëhen pjesë e ndëshkimit shembullor të kujtdo që tenton të blejë qoftë edhe 1 votë të vetme.

Mos kini asnjë iluzion se jeni të paprekshëm. Ata që mendojnë se janë të paprekshëm, do të shohin se pas 26 prillit do të humbin jo vetë privilegjet e paligjshme, por edhe lirinë.

Askush dhe asgjë nuk e ndal dot ndryshimin. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, me shumicën e qytetarëve të ndershëm të Elbasanit. Keqbërësit, banditët, drejtorët, dhe servilët e Taulant Ballës, do të jenë me 26 prill në minorancë.

Në Elbasan do të ketë drejtësi, do të ketë rend, dhe ligji do të bjerë mbi këdo që e ka sfiduar deri tani, dhe që po e sfidon edhe këto pak ditë që kanë ngelur deri në vendimin që do të marrin qytetarët.

Pas 13 ditëve Elbasani do ti kthehet qetësisë, qytetarët do të kenë mundësi për punë e mirëqënie, pa pasur frikë nga asnjë bandit, apo pushtetar të lidhur me ta.

Gazment Bardhi, the political leader of the Democratic Party in Elbasan, has listed the persons who, according to him, are committing electoral crimes in the Elbasan area, in the framework of the April 25 parliamentary elections.

According to Bardhi, this gang is led by Taulant Balla, while other names mentioned by Bardhi are businessman Gjergj Luca, Aurel Kapri; Ardian Peqini; Dashamir Myzeqari; Artan Fieraku; Gzim Rusi; Xhevahir Milina; Lady Hoti; Arben Veseli; Arjan Sinani; Dhurata Meta; Gentian Shaba; Themistokli Bejti; Tit Muzhaqi and Gent Dërzeza; Arjan Idershimi; Met Peqini and Tik Caka; Shaqir Rroku, Donald Vathi and Shyqyri Hoxha; Afrim Volunteer; Fadil Meta, Gent Shaba, Klement Xhaferri and Durim Sadiku.

Among other things, Bardhi states that the list, along with the evidence that these persons are dealing with vote buying, collecting ID cards, and other electoral crimes, has been submitted to the SPAK. He emphasizes that despite the secret efforts, the Renaissance gang will not be able to confront honest citizens.

Full response:

Dear citizens of Elbasan, 13 days separate us from the day when you will exercise power for the future of your family. From day one, PD and I have been committed to guaranteeing your free decision-making. During the last week, because they realized the mass abandonment of the majority of the citizens of Elbasan, Taulant Balla and the Rilindja gang have set up a criminal network for collecting ID cards and buying votes. I am here today to announce that after identifying with evidence all the cases, we have submitted the complete file to the SPAK against some citizens for criminal offenses: structured criminal group; obstruction of electoral subjects; active electoral corruption; illegal acquisition of identification documents. Some of the accused citizens are Taulant Balla; Gjergj Luca; Aurel Kapri; Ardian Peqini; Dashamir Myzeqari; Artan Fieraku; Gzim Rusi; Xhevahir Milina; Lady Hoti; Arben Veseli; Arjan Sinani; Dhurata Meta; Gentian Shaba; Themistokli Bejti; Tit Muzhaqi and Gent Dërzeza; Arjan Idershimi; Met Peqini and Tik Caka; Shaqir Rroku, Donald Vathi and Shyqyri Hoxha; Afrim Volunteer; Fadil Meta, Gent Shaba, Klement Xhaferri and Durim Sadiku. Complete materials and many more, a total of 43 people were submitted to SPAK last week. We urge the prosecution to investigate immediately. Today I have a message for each of them: There is no electoral crime despite the secrecy that is being attempted. We will urge witnesses of justice to become part of the exemplary punishment of anyone who tries to buy votes. Those who think they are untouchable will see after April 25 that they will lose their privileges. We will win the elections with the honest citizens of Elbasan. There will be justice and order in Elbasan. After 13 days, Elbasan will return to justice, citizens will have the opportunity for more work and prosperity without fear of bandits.