Dy shqiptarë të rrezikshëm janë arrestuar në Gjermani dhe ekstraduar drejt vendit tonë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia njofton se falë shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe zyrës homologe të Interpol Wiesbaden, u krye ekstradimi nga Frankfurti, Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit P. Sulejmani, 49 vjeç, banues në Patos, Fier. Ai rezulton se ishte pjesë e grupit që do trafikonte 2 tonë kanabis në Itali 3 vite më parë.

Sulejmani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

“Sulejmani dyshohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka vepruar së bashku me persona të tjerë në episodin e trafikimit të 2 ton lëndë narkotike cannabis sativa, më datë 08.02.2017, nga Shqipëria në Itali, si dhe i përfshirë në episode të tjera të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, bën me dije policia.

Kapet edhe mashtruesi nga Vlora

Gjithashtu u ekstradua shtetasi Klodjan Zanaj, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi Klodjan Zanaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin gjyqësor në vitin 2019, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”. Ky shtetas, në periudhën kohore 2016-2017, më anë të mashtrimit ka mundësuar përfitimin e një shume të konsiderueshme parash, në dëm të shtetases J. L., me banim në Tiranë.

Two dangerous Albanians have been arrested in Germany and extradited to our country, after being declared internationally wanted.

The police announces that thanks to the timely exchange of information between Interpol Tirana and the counterpart office of Interpol Wiesbaden, the extradition was carried out from Frankfurt, Germany, to our country, of the citizen P. Sulejmani, 49 years old, resident in Patos, Fier. It turns out that he was part of the group that would traffic 2 tons of cannabis in Italy 3 years ago.

Sulejmani was declared internationally wanted by the CEC Interpol Tirana, after the Court for Serious Crimes in Tirana, in 2018, has assigned the measure of personal security “Prison arrest”, for the criminal offenses “Production and sale of narcotics”, “Trafficking in narcotics ”, committed in cooperation, in the special form of a structured criminal group,“ Structured criminal group ”,“ Committing criminal offenses by a criminal organization and a structured criminal group ”and“ Laundering the proceeds of crime ”.

“Sulejmani is suspected as a participant in the structured criminal group that acted together with other persons in the episode of trafficking of 2 tons of narcotic cannabis sativa, on 08.02.2017, from Albania to Italy, as well as involved in other episodes production and sale of narcotics “, the police informs.

The fraudster from Vlora is also caught

The citizen Klodjan Zanaj, 39 years old, resident in Vlora, was also extradited.

The citizen Klodjan Zanaj was declared internationally wanted by the OGC Interpol Tirana, after the Court of the Tirana Judicial District, with the court decision in 2019, sentenced him to 1 year and 6 months in prison, for committing the criminal offense “Fraud”. This citizen, in the period 2016-2017, through fraud has enabled the benefit of a significant amount of money, to the detriment of the citizen J. L., residing in Tirana.