Sinoptikania Adiola Bani ka folur për reshjet e dendura të shiut që prej ditësh kanë prekur vendin tonë duke thënë se nga e mërkura do të fillojnë në formën e dëborës. Ajo u shpreh se në fundjavë, rreth 90% e Shqipërisë do të përfshihet nga reshje dëbore, ndërsa do të ketë temperatura deri në -10 gradë celsius nga e mërkura.

“Nga dita e mërkurë deri në fund të kësaj jave, presim rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit që është normale. Temperaturat e ulëta sjellin dobësim të reshjeve, por edhe ato që të bien do të jenë në formën e reshjeve të dëborës.

Në fundjavë presim të kemi lagështi të madhe në ajër, kështu që ato reshje që do të bien do të jenë në formën e dëborës në 90% të territorit duke qenë se kemi rënie të ndjeshme të temperaturave. Do të ketë edhe temperatura nën 10 gradë celsius nga e mërkura dhe na pret një periudhë e acartë.

Këtë javë, përjashtim do të bëjë dita e mërkurë që do të sjellë reshje në intensitet deri në mesatar. Të enjten presim shumë pak reshje, por në fundjavë i presim më të pakta. Ndërsa me një parashikim një javor themi që reshjet do të jenë në formën e dëborës. Nga e premtja do të kemi mot të acartë, presim një tërheqje javën e kaluar, por jo të plotë”, tha Bani.
Weather forecaster Adiola Bani has spoken about the heavy rains that have affected our country for days, saying that from Wednesday they will start in the form of snow. She said that at the weekend, about 90% of Albania will be covered by snowfall, while there will be temperatures down to -10 degrees Celsius from Wednesday.

“From Wednesday until the end of this week, we expect a significant drop in air temperatures that is normal. Low temperatures lead to weakening of precipitation, but even those that fall will be in the form of snowfall.

At the weekend we expect to have great humidity in the air, so that precipitation that will fall will be in the form of snow in 90% of the territory as we have significant drop in temperatures. There will be temperatures below 10 degrees Celsius from Wednesday and a cold period awaits us.

This week, the exception will be Wednesday, which will bring moderate to moderate rainfall. On Thursday we expect very little rainfall, but on weekends we expect less. While with a one week forecast we say that the precipitation will be in the form of snow. “From Friday we will have cold weather, we expect a withdrawal last week, but not complete”, said Bani.