Dy aksidente, pak javë më parë në Tiranë ku një vajzë humbi njërën këmbë dhe të premten aksin Fier-Vlorë me 4 viktima duke shuar një familje tronditën opinionin publik për sigurinë në rrugë.

Gazetari Artan Hoxha e pyeti drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR, Blendi Gonxhe si shpjegohet fakti që pjesa dërrmuese e aksidenteve me pasoja të rënda kanë autorë moshat e reja me makina luksoze?

Gonxhe nuk e pranoi konstatimin e gazetarit Hoxha duke thënë se nuk mbështetet në statistika. “Perceptimi juaj, të dyja nuk janë të mbështetur në statistika. Në të gjitha parametrat deri në 24 vjeç apo 44 vjeç apo 60 vjeç, jemi më mirë se në vitin 2018, nuk po shkoj më larg.

Unë ju garantoj që perceptimi, është i drejtë ta kemi shqetësimin, por nuk qëndron. Mund të flasim për, të rinj dhe makina të fuqishme, ku na çon ky binom? Por nuk ka statistika që janë makina luksoze dhe bëjnë aksidente” tha Gonxhe.

Drejtori i Përgjithshëm të DPSHTRR, Gonxhe kishte një kritikë për vajzat dhe zonjat në timon. “Vetësiguria fillon në atë 10 vjeçarin e parë, fillohet pihet, mbahet celulari, shoh, ka edhe zonja, vajza të nderuara që janë tërë kohën duke u lyer, me telefon në dorë. Është gati edhe arrogancë, pasi makinat e reja janë me Bluetooth dhe nuk ka nevojë më për celular në dorë.

Pasi mund t’i lidhim me Bluetooth, por në përgjithësi për fat të keq femrat e bëjnë shumë këtë gjë” tha ai. Ngjarjen e fundit të premten ku u shua një familje, Gonxhe e cilësoi “të pafalshme, që shënon të gjithë kujtesën tonë” tha ai.

Pavarësisht kaheve politike, Gonxhe vlerësoi vendimin e Presidentit që u dha “OK” ndryshimeve të Kodit Rrugor. “Ajo që bëri presidenti ishte një punë e mirë e tij, një punë shumë e mirë, që aprovoi të gjithë paketën e Kodit Rrugor, me heshtje, nuk ka rëndësi, por që nuk e kundërshtoi” tha Gonxhe.

 

Two accidents, a few weeks ago in Tirana where a girl lost one leg and on Friday the Fier-Vlora axis with 4 victims killing a family shocked the public opinion on road safety.

Journalist Artan Hoxha asked the General Director of DPSHTRR, Blendi Gonxhe, how is it explained that the vast majority of accidents with serious consequences are perpetrated by young people with luxury cars?

Gonxhe did not accept the statement of the journalist Hoxha, saying that he does not rely on statistics. “Your perception, both are not based on statistics. In all parameters up to 24 years or 44 years or 60 years, we are better than in 2018, I am not going any further.

I guarantee you that perception, it is right to have concern, but it does not stand. Can we talk about, young and powerful machines, where does this binomial lead us? “But there are no statistics that are luxury cars and cause accidents,” said Gonxhe.

The General Director of DPSHTRR, Gonxhe had a critique of the girls and ladies at the wheel. “Self-confidence starts in that first 10 years, you start drinking, holding your cell phone, I see, there are also ladies, honorable girls who are being painted all the time, with a phone in their hand. It is also almost arrogance, as the new cars are with Bluetooth and no longer need a mobile phone in hand.

“Because we can connect them via Bluetooth, but in general unfortunately women do a lot of this,” he said. Gonxhe called the last event on Friday when a family passed away “unforgivable, which marks all our memory,” he said.

Despite the political directions, Gonxhe praised the President’s decision to give “OK” to the amendments to the Road Code. “What the president did was a good job of his, a very good job, that approved the whole package of the Road Code, tacitly, it does not matter, but that he did not oppose it,” said Gonxhe