Lajme të mira vijnë nga fqinji ynë, Greqia, për qytetarët e vendit tonë. Burime diplomatike greke i thanë “Top Channel” se nga dita e hënë 14 qershor,do të rritet kuota në pikën kufitare të Kakavijës, nga 400 aktualisht,në 1500 persona.

Autoritet greke kanë pranuar kërkesën e ambasadës shqiptare në Athinë lidhur me rritjen e kuotave të kalimit.

Pritet edhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar. Ndryshime pritet të njoftohen edhe për pikat e tjera kufitare, ndërsa autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria rreth datës 1 ose 7 korrik. Detaje të vendimit të qeverisë greke pritet të jepen gjatë orëve të pasdites.

Good news comes from our neighbor, Greece, for the citizens of our country. Greek diplomatic sources told “Top Channel” that from Monday, June 14, the quota at the Kakavija border crossing will be increased, from 400 currently, to 1500 people.

Greek authorities have accepted the request of the Albanian embassy in Athens regarding the increase of transit quotas.

The decision to initiate family reunification procedures is also awaited. Changes are expected to be announced for other border crossings, while the Greek authorities said that the final decision on opening the border for tourists from Albania is expected around July 1 or 7. Details of the Greek government decision are expected to be released in the afternoon.