Maturantët të cilët kanë dalë në protestë për të dytën ditën radhazi lidhur me pretendimin e tyre se janë hasur me pyetje abstrakte në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, i kanë dorëzuar Ministrisë së Arsimit një draft me 10 pika ku parashtrohen kërkesat e tyre.

Ata thonë se duan që kërkesat e tyre të analizohen me detaje dhe pa paragjykime lidhur me statusin e tyre si maturante, duke kërkuar kështu rivlerësim të testit.

“Pas njohjes me tezën e testimit tonë,ditën e enjte 11.06.2020 dhe përfundimit të testimit në lëndët Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Bërthamë,ne maturantët konstatuam se teza e provimit të lëndëve Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Bërthamë nuk ishte në përputhje të plotë me orientimin paraprak qëështë bërë përgjatë periudhës disa javore të përgatitjes për testim.

Ne,fillimishtindividualisht dhe më pas kolektivisht,kemi konstatuar probleme konkrete në hartimin e tezave të testimit,përfshirë këtu paqartësi në kumtim dhe formulime jo të përshtashme.

Në vijim të këtij materiali do ju njohim me të gjitha konstatimet tona,shoqëruar me argumente dhe shembuj konkret nga pyetjet e provimit.

Ky material vjen si rezultat i një analizimi të tezës së provimit nga ana jonë, si dhe mbështetur me argumentime të specialistëve të ndryshëm, të cilët kanë shprehur publikisht dhe me vullnet të plotë opinionin e tyre mbi formatin e hartimit të tezës së provimit”, thonë maturantët.

10 kerkesat e paraqitura prej tyre

1-Përmbajtja e testit dhe rëndesa e tij nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, pasi minutazhi përkatës, llogaritur për secilën pyetje nuk mjaftonte. Ne maturantët jemi detyruar t’i rikthehemi në mënyrë të vazhduar pyetjeve (shumicës prej tyre), pasi mundësia e kuptimit të pyetjes dhe vështirësia e zgjedhjes së një alternative ishin kundër sfidës me kohën e testit. Kjo vërtetohet nga nevoja që nxënësit në përgjithësi patën për të vazhduar me zgjidhjen e testite dhe pas përfundimit të orarit zyrtar prej dy orësh.

2-Së dyti,ne maturantët u përballëm me një test i cili vlerëson te dije periferike dhe jo të programit mësimor të zbatuar në vitin mësimor 2019-2020.Pyetje konkrete që faktojnë këtë konstatim janë: pyetja rreth gjetjes së funksionit të përdorimit të imazheve të fëmijëve paraqitur në një reklamë (parku),pyetja rreth gjetjes së instumenteve të duhura për ilustrimin e një artikulli rreth shpellave më të mëdha në botë,pyetja e cila kërkonte gjetjen e informacionit, të cilit i duhet treguar burimi,pyetja mbi krahasimin e dy informacioneve të marra nga dy burime të ndryshme,pyetja e cila kërkonte gjetjen e një informacioni të nënkuptuar në një artikull mbi fëmijët dhe kohën që ata kalojnë para televizorit.

3-Së treti, testi përmbante pyetje, alternativat e të cilave nuk na testonin njohuritë tona,por logjikën dhe përqëndrimit në momentin e plotësimit të testit.E shohim të udhës të shtojmë se presioni që ka në vetvete procesi i testimit për cdo maturant (me të drejtë) e ul nivelin e përqëndrimit momental dhe vështirëson tezën,jo për nga konteksti, po për nga synimi që kanë pyetjet testuese në vetvete. E gjithë kësaj situate i shtohet edhe faktori kohë.Pyetje konkrete janë: pyetja e cila kërkonte gjetjen e veprimit të rradhës së personazhit të një paragrafi të shkurtër ilustrues i cili identifikohet me emrin Turi,pyetja e cila kërkonte gjetjen e tezës të një paragrafi që ilustronte dilemën mes të shkruajturit histori të shkurtra apo romane, pyetja rreth gjetjes së instumenteve të duhura për ilustimin e një artikulli rreth shpellave më të mëdha në botë, pyetja rreth gjetjes së funksionit të përdorimit të imazheve të fëmijëve paraqitur në një reklamë,pyetja mbi kulmet apo etapat e vdekjes së Ptroklikt në fragmentin e Iliadës,pyetja mbi përcaktimin e situatës paraqitur në fragmentin e Iliadës nëse ishte dramatike,heroike,sarkastike apo realiste.

4-Për më tepër, kostatojmë se ndryshe nga sa është folur mediatikisht dhe është cituar në materailin zyrtar publikuar në datën 05.2020,me Nr.protokolli 1552,në rubriken e dytë SPECIFIKA TË TESTIT se testi i Gjuhës Shqipe do të kishte vetëm dy pjesë dhe jo tre, se në këto dy pjesë do testoheshin përkatësisht arritjet në fushën e Gjuhës Shqipe dhe arritjet në fushën e letërsisë shqiptare dhe botërore,në test ne u përballëm me pyetje teorike mbi aftësinë në të shkruar.(Citoj se ndryshe nga testi i Gjuhës Shqipe, testi i Gjuhës së huaj e cilësonte testimin teorik mbi strukturat dhe teknikat e të shkruarit.)Heqja e esesë dhe risjellja e saj në planin teorik nuk mat kopetencat e të shprehurit drejt dhe saktë në gjuhën shqipe të nxënësve të cdo lloj niveli.Këtu futen pyetjet si: gjeni tezën e përshtatshme dhe efektive për një ese bindëse,gjeni veprimin e rradhës të Turit që vijon në të njëjtin stil aksioni (kompetenca jo të mirëfillta gjuhësore, me natyrë kinematografike),gjeni hyrjen e përshtashme për një ese narrative, zgjidhni nje tezë të përshatshme mbi esenë me temë: “Zgjidhni një grup të cilit ju i përkisni dhe shpjegoni pse përfshirja është e rëndësishme për ju”.

5-Në sektorin e testimit i cili përmbante pyetje mbi analizën strukturore dhe gjuhësore të teksteve joletrare, ne konstatruam se pyetjet ishin jo të qarta për nga kumtimi dhe nuk na drejtonin drejt një kërkese specifike, por të vërdalliste nëpër alternativa të përafërta. Kësaj i shtohet edhe fakti se tekstet e shkurtra, ose thënë më saktë, paragrafët me mangësi informacioni e vështirësonin deri në kufinjtë e së pamundurës gjetjen e përgjigjes së saktë.Eshtë e udhës të përmendet se ndryshe nga çfarë jemi orientuar për tre vite pune në gjimnaz dhe një periudhe disa javore konsultimesh,kjo pjesë e testimit na vjen në një format krejt të patrajtuar mëparë,për rrjedhojë edhe penalizues.Pyetje ilustruese:gjeni fjalë apo togje fjalësh që tregojnë burimin e kumtimit,shprehni titullin e dhënë të fragmentit me një fjali pa folje,cfarë fjalie duhet shtuar në fund të shkrimit për të rritur interesin e lexuesve ndaj qytetit të Sarandës,ku duhen shtuar detajet për besueshmërinë e tekstit,gjeni mesazhin që përcjell fotoja, cili nga fjalitë e paragrafit shpreh qëndrimin e autorit ndaj interest të mikut të tij ndaj natyrës,gjeni modelin organizues me të cilin është ndërtuar struktura e përgjithshme e paragrafit,cila është teza e fragmentit mbi dilemën e të shkruarit histori të shkurtra apo romane.

6-Shprehim indinjatën ndaj mosrespektimit të sistemit testues i cili naështë paraqitur në testin model të Maturës Shtetërore 2020, publikuar nga QSHA NË 25.05.2020,i cili ndryshon tërësisht sa i përket natyrës sëpyetjeve nga testi i provimit kombëtar i datës 11.06.2020.Testi model ishte fokusur zbatimin praktik të njohurive tona duke identifikuar në tekste të mirfillta tipare të teksteve joletrare,jo në testin teorik me fragmente me 3-4 fjali maksimumi.Për më tepër,testi model respektonte barazinë mes teksteve letrare prozaike dhe poetike,ndërkohë që provimi kombëtar përmbante vetëm dy tekste letrare poetike cfarë rrjedhimisht rrit vështirësinë e testit mbi nivelin mesatar.

7-Pyetjet e gramatikës kanë synuar më shumë tëna vënë në pozitë, duke na ngatërruar, sesa të testojnë nivelin dhe arritjet tona nëfushën e Gjuhës Shqipe.Ilustrimi: pyetja mbi përcaktimin e lidhëzës prandaj,pyetja mbi funksionin e fjalëve të paraprira nga pjesorja,pyetja: “Cila fjali është ndërtuar saktë sipas raporteve sintaksore të gjymtyrëve të saj?”

8-Për të kaluar në sektorin e Letërsisë,zgjedhja e poezisë “Dritë fshehtësie” e Lasgush Poradecit,vlerësohet nga ana jonë aspak e përshatshme.Kjo pasi kjo poezi ka karakter shumë të lartë filozofiko-poetik, siç vlerësohet nga mësuese Marsela Neni në njëëebsite online. E renditur në një prej shkrimeve poetike,i paanlizuar më parë nga nxënësit nëpër shkolla(kjo jo domosdoshmërisht, por per etike profesionalizmi) kjo poezi ka shfaqur problematikë reale në përceptimin e saj ngane maturantët.Shpesh e dëgjojmë të artikuluar si poezi e cila i përshatet nivelit të një kritiku letrar. Për më tepër botimi “Ylli i zemrës” është një libër i papërfshirë prej kohësh në tekstet mësimoreduke nxjerrë problematika përshtatjeje edhe nga vetë mësimdhënësit.Dëshmojmë se në materialet e aksesueshme nga nxënësit nuk ka asnjë analizë,koment apo shkrim ipërshatshëm për nivelin e nxënësve gjimnazistë si material suplementar.

9-Pa u larguar nga teksti poetik i Lasgush Poradecit,alternativat e këtij teksti ishin të një niveli shumë të lartë duke mos respektuar nivelet e arritjeve dhe koptencave të nxënësve.Ilustrime:nga buron thelbi i përjetësisë në poezi, cili është kuptimi i fjalës dlirnja,gjeni epitetin tipik lasgushian të krijuar sipas frymës organike të gjuhës shqipe,gjeni vargun në kontrast me harmoninë e pafund që “shpaloset vargje”(kujdes: gabim në hartimin e pyetjes),gjeni përqasjen simbolike të dy vargjeve të fundit të strofës së parë të tingujve dhe fjalëve,gjeni vargun e ndërtuar mbi bazën e paradoksit, gjeni motivin kryesor të poezise,gjeni simbolikën e dritës së fshehtë.Ndërkohë, edhe alternativat e tekstit tjetër letrar kishin modele të qasjes jo normale mbi nivelin e pyetjes.Ilustrim: çfarë nxit inversion në vargun e tretë,cilat janë kulmet nëpër të cilat zhvillohet vdekja e Patroklit,duke u nisur nga fragmenti cilat janë tiparet e heronjve të eposit grek(këtu:Patrokli).

10-Shqetësim që qëndron mbetet formulimii pasaktë i pyetjeve ose i stërzgjatur që ul performancën e përqëndrimit të cdo maturanti apo personi të testuar dhe orienton krejt gabimisht në rrugën drejt gjetjes së alternativës së saktë.Ilustrime:cila është teza e përshatshme për esenë: “Zgjidhni një grup të cilit i përkisni dhe shpjegoni pse përfshirja është e rëndësishmë për ju”,cili është funksioni I grupit të fjalëve të paraprira nga pjesorja, cili nga artikujt përmban informacion që iduhet treguar burimi, cila nga fjalitë është shembull i një të dhëne të nënkuptuar në fragmentin rreth qëndrimit të fëmijëve pra televizorit,cfarë mesazhi përcjell fotoja,cilat fjalë apo togje fjalësh tregojnë burimin e kumtimit, cili varg krijon kontrast me harmoninë e pafund që shaploset vargje.

Graduates who have come out in protest for the second day in a row regarding their claim that they have encountered abstract questions in the Language and Literature exam, have submitted to the Ministry of Education a draft with 10 points where their requests are submitted.

They say they want their demands to be analyzed in detail and without prejudice to their status as graduates, thus demanding a reassessment of the test.

“After getting acquainted with the thesis of our testing, on Thursday 11.06.2020 and the completion of the test in the subjects Albanian Language and Nuclear Literature, we graduates found that the thesis exam of Albanian Language and Nuclear Literature was not in full compliance with the previous orientation. which has been done over a period of several weeks of preparation for testing.

We, first individually and then collectively, have found concrete problems in designing test theses, including ambiguities in inappropriate communication and formulations.

In the following of this material we will acquaint you with all our findings, accompanied by arguments and concrete examples from the exam questions.

This material comes as a result of an analysis of the exam thesis by us, as well as supported by arguments of various specialists, who have expressed publicly and with full will their opinion on the format of drafting the exam thesis “, they say. graduates.

10 requests submitted by them

1-The content of the test and its severity did not correspond to the time available, as the relevant time, calculated for each question was not enough. We graduates were forced to constantly return to the questions (most of them), as the possibility of understanding the question and the difficulty of choosing an alternative were against the challenge with the test time. This is evidenced by the need that students generally had to proceed with the resolution of the test and after the end of the official two-hour schedule.

READ ALSO: “What did Turi do, because my brain ran away …”: The question that confused the students in the Literature test

2-Second, we graduates faced a test which assesses the knowledge of peripheral and not the curriculum implemented in the academic year 2019-2020. Concrete questions that prove this finding are: the question about finding the function of using images of children presented in an advertisement (park), the question about finding the right instruments to illustrate an article about the largest caves in the world, the question that required finding the information that the source should be told, the question about comparing the two information taken from two different sources, the question of which required finding meaningful information in an article on children and the time they spend in front of the television.

3-Third, the test contained questions, the alternatives of which did not test our knowledge, but the logic and concentration at the time of completing the test. We see it appropriate to add that the pressure that the testing process has on itself for each graduate (with right) lowers the current concentration level and complicates the thesis, not in terms of context, but in terms of the purpose of the test questions themselves. To all this situation is added the time factor. Concrete questions are: the question which required finding the next action of the character of a short illustrative paragraph which is identified with the name Turi, the question which required finding the thesis of an illustrating paragraph the dilemma between writing short stories or novels, the question of finding the right instruments to illustrate an article about the world’s largest caves, the question of finding the function of using children’s images presented in an advertisement, the question of roofs or the stages of Ptroklik’s death in the Iliad fragment, the question of determining the situation presented in the Iliad fragment whether it was dramatic, heroic, sarcastic or realistic.

4-Furthermore, we conclude that contrary to what has been said in the media and quoted in the official material published on 05.2020, with Protocol No. 1552, in the second column SPECIFIC TEST that the Albanian language test would have only two parts and not three, that in these two parts the achievements in the field of Albanian Language and the achievements in the field of Albanian and world literature would be tested respectively, in the test we were faced with theoretical questions on the ability to write. (I quote that unlike the Albanian Language test , the foreign language test described the theoretical testing on the structures and techniques of writing.) Removing the essay and bringing it back to the theoretical plan does not measure the competencies of expressing correctly and accurately in the Albanian language of students of any level. questions such as: find the appropriate and effective thesis for a persuasive essay, find the next action of the Tour that follows in the same style of action (genuine linguistic competencies, cinematic in nature), find the introduction of for suitable for a narrative essay, choose an appropriate thesis on the essay on the topic: “Choose a group to which you belong and explain why inclusion is important to you.”
5-In the testing sector which contained questions on the structural and linguistic analysis of non-literary texts, we found that the questions were not clear in terms of communication and did not lead us to a specific request, but to move around similar approaches. Added to this is the fact that short texts, or more precisely, paragraphs with information deficiencies made it difficult to find the correct answer to the limits of the impossible. It is worth mentioning that unlike what we are oriented to three years of work in high school and a period of several weeks of consultations, this part of the testing comes to us in a completely untreated format, therefore penalizing. Illustrative questions: find words or phrases that indicate the source of the communication, express the given title of the passage with a sentence without verb, what sentence should be added at the end of the article to increase the interest of readers towards the city of Saranda, where the details of the reliability of the text should be added, find the message conveyed by the photo, which of the paragraph sentences expresses the author’s attitude towards the friend’s interest his to nature, find the organizational model by which the general structure of the paragraph is constructed, which is the thesis of the fragment on the dilemma of writing hi short stories or novels.

6-We express our indignation at the disrespect of the test system which was presented to us in the model test of the State Matura 2020, published by QSHA ON 25.05.2020, which differs completely in terms of the nature of the questions from the national exam test dated 11.06.2020.Test The model focused on the practical application of our knowledge by identifying in real texts features of non-literary texts, not in the theoretical test with fragments with 3-4 sentences maximum. Moreover, the model test respected the equality between prose and poetic literary texts, while the exam national contained only two poetic literary texts which consequently increases the difficulty of the test above the average level.

7-Grammar questions have aimed more at putting us in position, confusing us, than testing our level and achievements in the field of Albanian language. Illustration: the question on determining the conjunction therefore, the question on the function of words preceded by the participle, the question : “Which sentence is constructed correctly according to the syntactic relations of its limbs?”

8-To move to the Literature sector, the choice of poetry “Light of Secret” by Lasgush Poradec, is considered by us not at all appropriate. This is because this poetry has a very high philosophical-poetic character, as assessed by teacher Marsela Neni on a website online. Listed in one of the poetic writings, previously unanalyzed by students in schools (this is not necessarily ethical, but professionalism) this poem has shown real problems in its perception of high school graduates. We often hear it articulated as poetry that suits the level of a literary critic. Furthermore, the publication “Star of the Heart” is a book that has not been included in textbooks for a long time, causing problems of adaptation by the teachers themselves. We prove that in the materials accessible by students there is no analysis, comment or writing suitable for high school students such as supplementary material.
9-Without leaving the poetic text of Lasgush Poradec, the alternatives of this text were of a very high level, not respecting the levels of achievements and coefficients of the students. Illustrations: where does the essence of eternity in poetry come from, what is the meaning of the word purification , find the typical lasgushian epithet created according to the organic spirit of the Albanian language, find the verse in contrast to the endless harmony that “unfolds verses” (caution: error in drafting the question), find the symbolic approach of the last two verses of the first stanza of sounds and words, find the verse built on the basis of paradox, find the main motif of the poem, find the symbolism of the hidden light. Meanwhile, the alternatives of the other literary text also had patterns of abnormal approach to the question level. Illustration: what drives inversion in the third verse, what are the peaks through which Patroclus’ death takes place, starting from the passage which are the features of the heroes of the Greek epic (here: Patroclus).

10-The concern remains the incorrect or lengthy formulation of questions that reduces the performance of the concentration of each graduate or the person tested and misleads the way to finding the right alternative. Illustrations: what is the appropriate thesis for the essay: “Choose a group to which you belong and explain why inclusion is important to you ”, which is the function of the group of words preceded by the participle, which of the articles contains information that the source is shown, which of the sentences is an example of a given data in the passage about the attitude of children, that is, the television, what message the photo conveys, which words or phrases indicate the source of the message, which verse contrasts with the endless harmony that the verses are plotting.