Pas 70 ditësh të mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të Koronavirusit, dyert e 500 gjimnazeve dhe shkollave në Shqipëri hapen për klasat e 12-a të hënën. Nga 18 maji deri në 5 qershor maturantët do të rikthehen në bankat e shkollës për të përsëritur njohuritë për 4 lëndët që janë provime të maturës shtetërore.

Nga 31 mijë maturantë, rreth 1500 prej tyre, kanë zgjedhur të punojnë individualisht dhe të vijojnë me mësimin online. Ndërsa gjimnazistët e tjerët të pajisur me maska dhe doreza pasi t’iu matet temperatura nga mjekët do të zhvillojnë procesin mësimor në klasa, që s’do të kenë me shume se 15 nxënës e si rrjedhojë do të jenë të ulur të vetëm në bankë në distancë nga njëri tjetri prej dy metrash.

numri i reduktuar i nxënësve në klasë, i ka shqetësuar ata për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi pasi nuk ka mësues mjaftueshëm.

Top Channel ka mësuar se drejtoritë ë shkollave u kanë kërkuar edhe mësuesve të viteve të para dhe të dyta të cilët nuk u kanë dhënë më parë mësim maturantëve që të kthehen në shkollë pasi duhet plotësuar numri i tyre në klasa.

Problematika thellohet edhe më tej kur sipas orarit mësimor, stafit pedagogjik do të mësojë nxënësit për lëndët që ata nuk janë specializuar e punësuar. Top channel ka siguruar biseda të caktuara në grupet e Whats app mes mësuesve kujdestar dhe maturantëve, ku njoftohen se nuk mund t’iu japin mësim mësuesit që kanë pasur prej numrit të nxënësve qe janë ne klasa. Si për shembull klasës se fizikës do tju shpjegojë mësuesja e ekonomisë. Apo në klasat që do zhvillohet lënda e anglishtes, janë të detyruar të qëndrojnë në mësim edhe nxënës të frëngjishtes. Të gjendur në këtë situatë, maturantët kanë shprehur ankesa. ata vënë në dijeni mësuesit se po shkojnë në shkollë për ta mësuar ato që nuk dinë dhe si mund ta bëjë këtë një mësues që s’është i asaj fushe?

After 70 days of closure of educational institutions due to Koronavirus, the doors of 500 gymnasiums and schools in Albania will open for the 12th grade on Monday. From May 18 to June 5, graduates will return to school benches to repeat their knowledge of the 4 subjects that are state matura exams.

Of the 31,000 graduates, about 1,500 have chosen to work individually and pursue online learning. While other high school students equipped with masks and gloves after being measured by doctors will conduct the teaching process in the classrooms, which will not have more than 15 students and as a result will be sitting alone in the bank in distance from each other of two meters.

the reduced number of students in the classroom has worried them about how the lesson will develop as there are not enough teachers.

Top Channel has learned that the school directorates have also asked the teachers of the first and second years who have not previously taught the graduates to return to school as their number in the classrooms must be filled.

The problem deepens further when, according to the teaching schedule, the teaching staff will teach the students about the subjects that they are not specialized in and employed. Top channel has provided certain conversations in the Whats app groups between the caretaker teachers and the graduates, where they are informed that they cannot teach the teachers who have had the number of students who are in the classrooms. For example, a physics teacher will explain to you a physics class. Or in the classes where the English subject will be developed, French students are also obliged to attend classes. Found in this situation, the graduates have expressed complaints. they inform teachers that they are going to school to teach what they do not know and how can a teacher who is not in that field do that?