Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar kategoritë që lejohen të futen në Greqi deri në datë 12 Tetor pas vendimit të qeverisë greke.

Përjashtohen nga ndalimi i hyrjes:

– Qytetarët Grekë, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe persona që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi;

– Kalimi i kamionave për transport mallrash;

– Hyrja e personave për udhëtime profesionale absolutisht të domosdoshme, që e vërtetojnë me dokumentat përkatëse;

– Veçanërisht për rastin e kufijve tokësorë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit;

Hyrja në territorin grek apo dhe dalja prej tij, për rastet e referuara më lart, lejohet VETËM nga pikat kufitare të kontrollit të Kakavijës dhe të Kapshticës.

Τë gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:

– Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publikë ose privatë të certifikuara në Shqipëri. (nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)

– Vërtetim diagnoze në anglisht. (në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit)

– Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF (Passenger Locator Form), me kodin QR (në adresën elektronike https://travel.gov.gr ).

The Ministry of Europe and Foreign Affairs has published the categories that are allowed to enter Greece until October 12 after the decision of the Greek government.

Excluded from the entry ban:

– Greek citizens, holders of residence permits, as well as persons who have their main residence in Greece;

– Passage of trucks for transport of goods;

– Entry of persons for absolutely necessary professional travel, certifying it with the relevant documents;

– Especially in the case of land borders, holders of the Special Homogeneity Identity Card;

Entering or leaving the Greek territory, for the cases referred to above, is allowed ONLY from the border checkpoints of Kakavija and Kapshtica.

All those entering Greece must submit:

– Negative test for COVID-19 (by PCR method), performed up to 72 hours before arrival at the border crossing point, by public or private laboratories certified in Albania. (does not apply to truck drivers transporting goods and children born from 2011 onwards)

– Diagnostic certificate in English. (in which the name, surname and passport number / identity card number of the individual must be indicated)

– Certificate of completion of the special form PLF (Passenger Locator Form), with the code QR (at the electronic address https://travel.gov.gr)