Një 25 vjeçar në Greqi ka humbur jetën nga koronavirusi dhe historia e tij i ka hedhur poshtë të gjitha teoritë se Covidi prek më së shumti moshën e tretë apo personat që kanë sëmundje shoqëruese. I ndjeri është identifikuar si Thodoris Pavlidis nga Dimitra Serre, i cili humbi betejën me sëmundjen, ndonëse nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Fillimisht u dërgua në spitalin e përgjithshëm të Serres, por më pas u transferua në Selanik, në spitalin Papanikolaou. Lajmi tragjik u njoftua në Facebook nga kryebashkiaku i Serres, Lefteris Avramakis.

“Për ju që nuk besoni, ju që mendoni se gjithçka është një gënjeshtër, për ju që mendoni se nuk ngjitet, për ju që mendoni se vaksina nuk do ketë asnjë efekt, për ju që nuk e llogaritni shëndetin tuaj, për ju që nuk e llogaritni shëndetin dhe thjesht ecni pa u shqetësuar pa maskë”, shkroi Avramakis duke i treguar edhe njëherë grekëve se koronavirusi është vërtetë një shqetësim i madh dhe të gjithë duhet të ruajnë veten.

A 25-year-old man in Greece has lost his life to the coronavirus and his story has refuted all theories that Covidi mostly affects the elderly or people with concomitant diseases. The deceased has been identified as Thodoris Pavlidis by Dimitra Serre, who lost the battle with the disease, although he had no concomitant illness.

He was initially taken to Serres General Hospital, but was later transferred to Thessaloniki, to Papanikolaou Hospital. The tragic news was announced on Facebook by the mayor of Serres, Lefteris Avramakis.

“For you who do not believe, for you who think that everything is a lie, for you who think that it does not stick, for you who think that the vaccine will have no effect, for you who do not count your health, for you who do not “Calculate your health and just walk without worrying without a mask”, wrote Avramakis, once again telling the Greeks that the coronavirus is really a big concern and everyone should protect themselves.