Situata e krijuar nga pandemia ka bërë që Greqia të shtyjë sërish masat kufizuese për Shqipërinë, por edhe Kosovën e Maqedoninë, të cilat do të jenë në fuqi të paktën deri në datë 30 nëntor.

Kjo do të thotë se në Greqi do të lejohen që të kalojnë vetëm personat me leje qëndrimi,ata që janë shtetas grekë, shoferët e kamionëve, diplomatët, ambulancat, si dhe punonjësit sezonalë.

Gjithashtu, të gjithë qytetarët që hyjnë në Greqi duhet të kenë një test negativ Covid-19, të bërë brenda 72 orëve dhe të qëndrojnë 7 ditë në karantinë.

Greqia ashtu si shumë shtete në Europë ka vendosur masa të forta kufizuese edhe brenda vendit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa gjobat për ata që i thyejnë shkojnë nga 300 deri në 500 euro

The situation created by the pandemic has caused Greece to postpone again the restrictive measures for Albania, but also Kosovo and Macedonia, which will be in force at least until November 30.

This means that in Greece only persons with a residence permit, those who are Greek citizens, truck drivers, diplomats, ambulances, as well as seasonal workers will be allowed to cross.

Also, all citizens entering Greece must have a negative Covid-19 test, done within 72 hours and stay 7 days in quarantine.

Greece, like many countries in Europe, has imposed strong restrictive measures inside the country to prevent the spread of the coronavirus, while fines for those who break them range from 300 to 500 euros.