Një lajm i mirë për punëtorët sezonalë në Greqi ka mbërritur sot nga vendi fqinj.

Mësohet se Ministria e Zhvillimit Bujqësor në Greqi ka miratuar shtyrjen e lejeve të qëndrimit për punë sezonale në Greqi.

Nga ky vendim përfitojnë edhe mijëra punëtorë nga Shqipëria që punën sezonale në Greqi e kanë burim të ardhurash.

Në njoftim thuhet:

Në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit për përballimin e situatës së shkaktuar nga covid-19, bazuar në kuadrin ligjor lehtësues për rimëkëmbjen e ekonomisë të Aktit Normativ botuar në fletoren zyrtare në datën 01-05-2020 me nr A 90, kanë vendosur shtyrjen 90-ditore të lejeve të qëndrimit për punëtorët në bujqësi që kanë hyrë në vend me këtë udhëzim, konkretisht për mbledhjen e frutave dhe ullinjve.

Për të përfituar shtyrjen e lejes sezonale të qëndrimit, të interesuarit duhet të dorëzojnë kërkesë në organet kopetente të zonës ku ndodhen, shoqëruar nga një deklaratë e punëdhënësit, për vazhdim të kontratës së punësimit.

Good news for seasonal workers in Greece has arrived today from the neighboring country.

It is learned that the Ministry of Agricultural Development in Greece has approved the extension of residence permits for seasonal work in Greece.

This decision also benefits thousands of workers from Albania who have seasonal work in Greece as a source of income.

The announcement says:

In cooperation with the Ministry of Civil Protection to cope with the situation caused by covid-19, based on the facilitating legal framework for economic recovery of the Normative Act published in the official gazette on 01-05-2020 with No. A 90, have decided to postpone 90-day residence permits for agricultural workers who have entered the country with this instruction, specifically for the collection of fruits and olives.

To benefit from the extension of the seasonal residence permit, those interested must submit an application to the competent authorities of the area where they are located, accompanied by a statement from the employer, for the extension of the employment contract.