Për herë të dytë brenda këtij viti Greqi do të izolohet plotësisht. Duke njoftuar masat drastike, kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se qendrat tregtare do të mbyllen dhe do të kufizohet udhëtimi midis rajoneve. Shkollat e mesme do të mbyllen dhe mësimi do të zhvillohet në distancë.

Greqia do të izolohet për herë të dytë duke nisur nga e shtuna për tre javë, njoftoi kryeminsitri Kyriakos Mitsotakis. Ai nënvizoi nevojën për të frenuar valën e dytë të pandemisë që ka goditur vendin.

“Ky është një vendim i vështirë, por masat duhet të merren për tre javë për të mundur valën e dytë të koronavirusit. Qytetarët nuk mund të dalin tashmë nga shtëpitë e tyre pa marrë autorizim nëpërmjet sms-ve në telefonat celularë”, shtoi ai.

Nga shtëpia mund të dilet vetëm për të shkruar në punë, për të bërë pazarin, për të shkruar tek mjeku apo për fizkulturë.

Të gjitha qendra tregtare do të mbyllen dhe do të kufizohet udhëtimi midis rajoneve. Shkollat e mesme do të mbyllen dhe mësimi do të zhvillohet në distancë.

Kryeministri e argumentoi izolimin e dytë me shtimin e rasteve ditët e fundit dhe tha se do të ishe më mirë të veprojë tani në vend që të pritej.

“Nëse qeveria pret dhe masat e tanishme nuk funksionojnë atëherë presioni ndaj spitaleve do të ishte i “papërballueshëm,” tha Mitsotakis.

Kryeministri tha gjithashtu se qeveria do të mbështesë financiarisht qytetarët që do të preken nga izolimi i dytë, ndërsa shtoi se hollësitë e planit do të prezantohen nga ministri i Financave Christos Staikouras.

Që prej javës së kaluar Greqia është njohur me një valë të madhe infektimesh. “Virusi është këtu dhe lufta ndaj tij duhet të vazhdojë,” tha gjatë konferencës profesori i sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodras.

For the second time this year, Greece will be completely isolated. Announcing the drastic measures, Prime Minister Kyriakos Mitsotakis said shopping malls would be closed and travel between regions would be restricted. High schools will be closed and distance learning will take place.

Greece will be isolated for the second time starting Saturday for three weeks, Prime Minister Kyriakos Mitsotakis announced. He underlined the need to curb the second wave of the pandemic that has hit the country.

“This is a difficult decision, but measures must be taken in three weeks to defeat the second wave of the coronavirus. “Citizens can no longer leave their homes without authorization via text messages on mobile phones,” he added.

You can leave the house only to write at work, to go shopping, to write to the doctor or for physical education.

All shopping malls will be closed and travel between regions will be restricted. High schools will be closed and distance learning will take place.

The prime minister argued the second isolation with the increase of cases in recent days and said it would be better to act now instead of waiting.

“If the government expects and the current measures do not work then the pressure on hospitals would be ‘unbearable,'” Mitsotakis said.

The Prime Minister also said that the government will financially support the citizens who will be affected by the second isolation, while adding that the details of the plan will be presented by the Minister of Finance Christos Staikouras.

Since last week Greece has been known for a huge wave of infections. “The virus is here and the fight against it must continue,” said infectious disease professor Sotiris Tsiodras during the conference.