Gjatë kësaj fundjave angazhimi në kohë rekord i zyrës kryeministrore dhe emergjencave sociale në Greqi ka bërë që t’i shpëtohet jeta një emigranteje nga Puka që jeton në Mykonos i cili është i mirënjohur edhe si ishulli i pasanikëve. Jeta e emigrantes shqiptare nga Puka, 19-vjeçares Adelina Gjeloshi, e cila kishte pësuar një përkeqësim të papritur të shëndetit të saj sipas të afërmve ishte në ‘fije të perit’.

Që jeta e emigrantes shtatzanë 7-muajshe të mos rrezikohej ajo duhej transportuar me urgjencë në një nga spitalet më të mira të Greqisë por mbizotërimi i motit të keq nuk lejonte fluturimin e helikopterëve dhe transportin e saj për në klinikat e specializuara. Por sapo Zyra e Kryeministrit të Greqisë është njohur me rastin në fjalë nga kryebashkiaku i Mykonos ai ka urdhëruar që të vihej në dispozicion për të transportuar emigranten shqiptare avionin qeveritar në një kohë mjaft të shkurtër.

Avioni qeveritar sikurse kishte urdhëruar kryeministri Mitsotakis ka shkuar dhe ka mundur të transportojë drejt spitalit emigranten shqiptare nga Puka për në spitalin “Aleksandra” në Athinë. Falë solidaritetit të treguar dhe ndërhyrjes së specializuar në klinikën e Spitalit të Athinës emigrantja shqiptare nga Puka e ka kaluar rrezikun. Të afërmit e saj dhe komuniteti shqiptar që jeton e punon në Mykono i kanë shprehur mirënjohje për këtë gjest kryebashkiakut të ishullit grek si dhe kryeministrit Mitsotakis.

Over the weekend, the record-breaking engagement of the Prime Minister’s Office and social emergencies in Greece has saved the life of an immigrant from Puka who lives in Mykonos, which is also known as the island of the rich. The life of the Albanian emigrant from Puka, 19-year-old Adelina Gjeloshi, who had suffered a sudden deterioration of her health according to the relatives was in the ‘thread of a feather’.

In order for the life of the 7-month-old pregnant immigrant not to be endangered, she had to be transported urgently to one of the best hospitals in Greece, but the prevalence of bad weather did not allow helicopters to fly and transport her to specialized clinics. But as soon as the Office of the Prime Minister of Greece was informed about the case in question by the mayor of Mykonos, he ordered that the government plane be made available to transport the Albanian emigrant in a very short time.

The government plane, as ordered by Prime Minister Mitsotakis, went and was able to transport the Albanian emigrant from Puka to the “Alexandra” hospital in Athens. Thanks to the solidarity shown and the specialized intervention in the clinic of the Athens Hospital, the Albanian emigrant from Puka has overcome the danger. Her relatives and the Albanian community living and working in Mykonos have expressed their gratitude for this gesture to the mayor of the Greek island and Prime Minister Mitsotakis.