Agjencitë meteorologjike të rajonit janë të shqetësuara në lidhje me disa zhvillime në detin Mesdhe, të cilat nëse shkojnë sipas parashikimeve mund të shkaktojnë shkatërrime në disa shtete.

Sipas agjencisë Meteorologjike të Athinës, janë të gjitha gjasat që në Mesdhe të formohet një Uragan, i cili të përshkojë të gjithë zonën detare deri në jug të detit Jon.

Alarmi është dhënë për Greqinë dhe Turqinë, rruga e cila parashikohet të ketë uragani. Mediat turke theksojnë se Uragani pritet të shoqërohet me erëra me shpejtësi deri në 200 km/h.

Treguesit paraprakë janë shqetësues, por dita kur do të kuptohet nëse kemi të bëjmë me një fenomen shkatërrues apo jo pritet të jetë 18 shtatori, kur edhe do të arrihet kulmi i forcës së uraganit.

Sipas parashikimeve që kanë bërë meteorologët, trajektorja e Uraganit do të jetë përmes Mesdheut duke ardhur deri në jug të detit Jon, dhe më pas për në Greqi dhe Turqi duke shmangur kështu Shqipërinë.

The meteorological agencies of the region are concerned about some developments in the Mediterranean Sea, which if they go according to forecasts could cause devastation in some states.

According to the Athens Meteorological Agency, a hurricane is likely to form in the Mediterranean, crossing the entire maritime area to the south of the Ionian Sea.

The alarm was given to Greece and Turkey, the route which is predicted to have hurricanes. Turkish media point out that the Hurricane is expected to be accompanied by winds of up to 200 km / h.

Preliminary indicators are worrying, but the day when it will be understood whether we are dealing with a devastating phenomenon or not is expected to be September 18, when the peak of the hurricane force will be reached.

According to the forecasts made by meteorologists, the trajectory of the Hurricane will be through the Mediterranean coming to the south of the Ionian Sea, and then to Greece and Turkey, thus avoiding Albania.