Policia greke ka kryer disa operacione sekrete për gjetjen e 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili, e cila humbi në tetor të vitit të shkuar në Koropi.

Mediat greke bëjnë me dije se forcat e policisë kanë kontrolluar tre vende, për të cilat kishin informacione se mbahej shqiptarja. Më herët, u raportua se vajza mbahej pa dëshirën e saj nga dy meshkuj në një prej zonave të Athinës, raporton abcnews.al.

Vendi i parë i kontrolluar ishte një klinikë private, ku pati informacione se ishte parë një vajzë që i ngjante shqiptares. Pa rezultat, forcat e policisë greke i janë drejtuar një shtëpie publike në qendër të Athinës. Blutë nuk treguan shkakun e kontrollit, por shkaun atje duke thënë se po verifikonin nëse po respektoheshin apo jo masat anti-Covid.

Policia kontrolloi të gjitha dhomat dhe ambientet për të parë nëse gjendej apo jo e reja shqiptare sipas informacioneve që kishte marrë.

Për fat të keq, Artemis nuk u gjet as këtu.

Më pas, policia greke kreu edhe një kontroll në një shtëpi në Athinë ku po ashtu kishte të dhëna se fshihej vajza shqiptare, por edhe ky operacion ishte i pasuksesshëm.

Artemis Vasili u zhduk në 16 tetor në Koropi. Kamerat e sigurisë kapën momente kur ajo kalon në një stacion autobusash, por deri më tani nuk ka asnjë informacion tjetër për të.
Greek police have conducted several secret operations to find 19-year-old Albanian Artemis Vasili, who went missing in October last year in Koropi.

Greek media suggest that police forces have searched three places, for which they had information that the Albanian woman was being held. Earlier, it was reported that the girl was held against her will by two men in one of the areas of Athens, reports abcnews.al.

The first place checked was a private clinic, where there was information that a girl resembling an Albanian woman had been seen. To no avail, Greek police forces headed to a brothel in central Athens. The Blues did not indicate the reason for the control, but went there saying they were verifying whether or not anti-Covid measures were being observed.

The police checked all the rooms and premises to see if the Albanian girl was found or not according to the information she had received.

Unfortunately, Artemis was not found here either.

Later, the Greek police conducted a search in a house in Athens where there were also reports that the Albanian girl was hiding, but this operation was also unsuccessful.

Artemis Vasili disappeared on October 16 in Koropi. Security cameras captured moments when she passed a bus station, but so far there is no other information about her